Ambasadori izraelit: Atë që bëri De Biasi për futbollin, do bëjmë ne për bujqësinë

Izraeli do të ndihmojë Shqipërinë në menaxhimin e sisemit të ujërave për të shmangur përmbytjet.Ambasadori izraelit, Boaz Rodkin,ofroi eksperiencën izraelite ndërsa vizitoi disa sera të reja në fshatin Kosovë të Lushnjes ku aplikohet teknologjia e vendit të tij.“Atë që bëri trajneri italian për futbollin shqiptar duke e çuar për herë të parë në kampionatin europian, atë do të bëje edhe Ambasada izraelite në fushën e bujqësisë për fuqizimin e ekonomisë. Ne jemi në dijeni për shumë situata, dimë se çfarë ndodhi në jug nga përmbytjet. Ne kemi shumë avantazhe në menaxhimin e sistemit të ujërave dhe do bëjmë propoziomet tona për të qenë më ndihmues në këtë proçes”.Prej vitesh shumë prej fermerëve në rrethin e Lushnjes kanë aplikuar modelet e serave izraelite për mbjelljen e kulturave të ndryshme.8