Burg për taksistët informal, masa edhe për mospërdorim të taksimetrit
Nëse një subjekt ofron shërbimin taksi të paliçensuar, ai do të gjobitet 100 mijë lekë, i konfiskohet automjeti, ndiqet penalisht deri në dy vite burg. Ky është vendimi i fundit i Qeverisë në vijmë të luftës kundër informaliteti që prek shërbim taksi. Për zbatim të këtij vendimi janë angazhuar 3 Ministri, ajo e Transporteve, Ministria e Brendshme dhe e Financave. Vetë taksistët thonë se janë të gatshëm të zbatojnë vendimin, por ngrenë shqetësimin se klientët refuzojnë të paguajnë sipas tarifës së taksimetrit.Gazetarja: I dini udhëzimet e fundit të tre Ministrive?Gëzim Bardhi, taksist: “Në kuadër të zbatimit të udhëzimit të tre Ministrive edhe ne jemi të detyruar të përdorim taksimetrin. 200 mijë lekë gjobë në rast të mospërdorimit të taksimetrit. Sigurisht që taksimetri është i domosdoshëm për të qenë korrekt me qytetarin. Gjithmonë na është premtuar që do fillohet lufta, do fillohet lufta. Përfundimisht mesa duket e kanë marrë seriozisht dhe ne shpresojmë, por nuk besojmë, që këtë nisëm që kanë marrë tre Ministritë ta bëjnë realitet”.Lufta ndaj informalitetit po prek dhe shërbimin taksi. Nëse një person përdor automjetin e tij për këtë shërbim, por është i paliçensuar gjobitet me 100 mijë lekë gjobë, merr masë administrative me konfiskim të automjetit dhe ndiqet penalisht deri në 2 vite burg.Në kryeqytet niveli i informalitetit në shërbimin taksi arrin në 50%.Prej nje muaji kanë filluar të aplikohen gjobat ndaj subjekteve informale për të cilat mjaft taksistë thonë se janë vendosur në mënyrë arbitrare.Gëzim Bardhi, taksist: “Biznesi që gjobitet sot jemi ne të liçensuarit. I ka ardhur një gjobë 700 mijë lekë nga organet tatimore që do të thotë ky person paska punësuar njerëz. Ky ka një mjet si puna jonë, e ka mjetin e tij, punon vetëm si person, nuk ka punësuar asnjë”.Mospërdoimi i taksimetrit dhe informaliteti u kushton shtrenjtë taksistëve. Në punën e tyre të përditshme ata hasin edhe vështirësi me klientët, të cilët në mjaft raste bëjnë rezistencë dhe nuk duan të paguajnë me taksimetër.Taksisti: “ Është një shtysë më shumë për njerëzit sesa për ne, pasi njerëzit e kanë të vështirë, janë të mësuar që: Do më çosh deri në x vend, sa lekë kushton?”Sipas vendimit të Qeverisë, Ministria e Transporteve, ajo e Brendshme dhe Ministria e Financave janë të ngarkuara në luftën kundër informaliteti të shërbimit taksi.
/Oranews.tv/