Fluks në Pediatrinë e QSUT, mjekët: 250-300 raste në ditë, mos neglizhoni simptomat

Në shërbimin e pediatrisë në QSUT ditët e fundit po shënohet fluks i fëmijëve të prekur nga virozat e stinës. Sipas mjekëve të këtij shërbimi në një ditë paraqiten për vizitë 250-300 të vegjël. Shkak për këtë fluks është ndryshimi i temperaturave dhe ftohja e mënjehershme e motit. Mjekët rekomandojnë të mos neglizhohen simptomat.Ulja e temperaturave përgjatë tetorit ka sjellë shtim të numrit të fëmijëve që i drejtohen urgjencës së Pediatrisë në QSUT.Sipas mjekëve në këtë shërbim në 24 orë paraqiten 250 deri 300 raste, ku fëmijët vijnë me temperaturë të lartë e dhimbje fyti.Ditët e fundit shërbimi i Pediatrisë është i tejmbushur me prindër me fëmijë në krahë në pritje të për t’u vizituar tek mjeku.Jashtë kamerave mjekët e këtij shërbimi thonë se në ajër në këtë periudhë qarkullojnë shumë viruse që shkaktojnë viroza deri tek infeksionet respiratore.Përveç motit të ftohtë, shkak i përhjes së viruseve të ndryshëm është edhe qëndrimi kolektiv i fëmijëve në ambjente si çerdhe, kopshte dhe shkolla.Mjekët rekomandojnë prindërit të bëjnë kujdes me të vëgjlit e tyre dhe të mos neglizhojnë për shkak se kjo kategori ka imunitetit të dobët.virozat e stines/Oranews.tv/