4-vjeçari me leuçemi akute, prindërit: S'kurohet prej 40 ditësh, duhet ta çojmë jashtë
Prindërit e një 4-vjeçari me leuçemi akute, bëjnë apel për ndihmë. Prej 40 ditëve mjekimi tek fëmija është ndërprerë për shkak se kura nuk është më efektive dhe zgjidhje mbetet kryerja e një transplanti në palcë jashtë vendit. Për të realizuar këtë ndërhyrje, familja Kuka nuk ka mundësi fianciare, ndaj i kërkon qytetarëve dhe biznesmenëve ndihmë.Edhe pse është 4 vjeç, Migeli ka nisur sfidën më të vështirë, luftën për jetën.Ai ka 3 vite që është diagnostikuar me leuçemi akute dhe përgjatë kësaj periudhe prindërit Altini dhe Etleva enden dyerve të spitaleve me shpresën se një ditë do të kthehen shëndosh e mirë në shtëpinë e tyre në Elbasan.Por rezultatet për fat të keq deri më tani nuk kanë qënë pozitive dhe prej 40 ditëve Migeli nuk po vazhon dot kurën, e cila sipas komunikimit të mjekëve nuk është më efektive.Babai i 4-vjeçarit, Altin Kuka: “Nëse fëmija nuk do kalojë jashtë i bëhen ndërrim ilaçesh. Ilaçet janë të dëmshme. Nëse firmosi ilaçet vazhdojnë, nëse jo nuk i vazhdojnë. Që prej 4 shtatorit dhe deri më tani fëmija është pa mjekim.Unë firmë për ta kuruar këtu nuk hedh, sepse ajo thotë vetë dua firmë sepse fëmija ose shpëton, ose nuk shpëton”.E vetmja zgjidhje është që Migeli të kurohet jashtë, pasi duhet të kryejë një transplant në palcë.Për këtë i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë e cila në bazë të proçedurave dokumentet i ka përcjellë në Turqi sipas marrëveshjeve zyrtare.Nëna e 4-vjeçarit, Etleva Kuka: “Bëmë analizat, pritëm 3 javë. Ik sot dhe ik nesër, kur erdhi puna na kthyen përgjigje për jo.Fëmija po mbahet me qetësues.Doktoresha thotë se sa më shumë ditë të kalojnë më keq do të jetë. Hidhet firmë për fëmijën, të më ikë fëmija? Dhe pse, për ta nxjerrë jashtë. Çfarë shteti është ky?”Prindërit nuk mund të eksperimetojnë me ndryshimin e kurave dhe për këtë kanë vendosur të mos japin miratimin e tyre në spital, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve, biznesmenëve, spitaleve të ndihmojnë duke i dhënë mundësi të voglit 4 vjeçar të kurohet jashtë vendit.Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë, mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni: 068 38 56 884.
/Oranews.tv /