Dekriminalizimi, qeveria pranon kërkesën e opozitës për shenjat e gishtërinjve

Mazhoranca  lëshon  nga pozicioni i saj,  duke pranuar kushtin e panegociueshëm të demokratëve, përfshirjen e shenjave të gishtërinjve në ligjin për dekriminalizimin duke i afruar  palët politike drejt një konsensusi të mundshëm. Rezultatin e parë të negociatave mes opozitës dhe qeverisë, e njoftoi deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.Mazhoranca dhe opozita, janë në prag të marrëveshjes për një prej ligjeve më të debatuara në dy vitet e fundit, dekriminalizimin  e institucioneve shtetërore.Kryetari i Komisionit Parlamentar për këtë ligj, deputeti demorkat Oerd Bylykbashi, tha se pas negociatave intensive mazhoranca ka pranuar kërkesën e  opozitës për shenjat e gishtërinjëve.Bylykbashi: “Një nga çështje e rëndësishme që mazhoranca ka pranuar tashmë versionin tonë ishte në lidhje me shenjta e gishtërinjve që është një instrument që i shërben një qëllimi parësor. Personat që kanë kryer krim dhe kanë ndërruar emrin të mos kenë mundësi që të kandidojnë dhe të marrin funksione të zgjedhura apo dhe të emëruara. Në fund fare propozimi i jonë ishte plotësisht racional dhe funksional dhe për rrjedhojë kemi rënë dakord që shenjat e gishtave të përdoren për ti identifikuar këta persona”.Mungon ende dakortësia për testin e dregës, e propozuar nga opozita, por Bylykbashi  shprehet optimist se komunikimi me kolegët socialistë  mund të sjellë zhvillime pozitive edhe në këtë rrafsh.Bylykbashi: “Sigurisht që ka edhe elementë të tjerë që i konsiderojmë të zgjidhura, ndërkohë që mbeten çështje të rëndësishme siç është testi i drogës, apo persona që kanë kryer krime, kanë llogari të hapura me drejtësinë e vendeve të tjera dhe më pas konkurojnë dhe zgjidhen siç ka ndodhur në të shkuarën, qoftë në zgjedhjet e fundit parlamentare apo dhe ato lokale”.Në komisionin parlamentar për dekriminalizimin janë të depozituara dy nisma ligjore, një e qeverisë dhe tjetra e opozitës, por palët po negociojnë për të përafruar qëndrimet drejt një drafti konsensual.bylykbashiMandatory Credit: Photo by REX/Image Broker (1892913a) Man's thumb human fingerprint VARIOUS /Oranews.tv/