Aksioni ‘Rrufeja’, shpërqendrim i vëmendjes nga kriza politike
Aksioni i fundit i policisë në Brezë ka për qëllim të shpërqendrojë vëmendjen e opinionit nga situata aktuale politike në vend dhe zhvillimet që lidhen me Prokuroren Speciale.Kështu mendojnë një pjesë e analistëve ushtarako- politik. Gjenerali në pension Ilija Nikollovski është i mendimit se aksioni ka shumë mundësi të jetë zhvilluar me qëllim të zvarritjes së procesit të zbatimit të Marrëveshjes Politike."Ata kishin informata të mjaftueshme dhe ishin në gjendje ta bëjnë shumë më herët. Sa kohë ka kaluar që nga 9 maji dhe pikërisht tani vetëm pas kalimit të ndihmësve të Prokurores publike dhe shfaqjes së kësaj krize politike, dikush dëshiron të shpërqendrojë vëmendjen. Kjo nuk është hera e parë që ndodhë në Maqedoni. Unë mendoj se Kosova nuk ka interes për të treguar se është vend jodemokratik dhe që gjeneron jostabilitet në rajon. Gjithmonë nëse diçka ndodh rezulton se fajtor rezervë janë shqiptarët", tha Ilija Nikollovski, gjeneral në pension.Profesori universitar Jove Kekenoski dhe anëtar shumëvjeçar i partisë në pushtet, tha se realizimi i Marrëveshjes së Përzhinos, shkon në dëm të atyre që janë në pushtet."Unë do të doja të ishte vërtetë aksion serioz që është në funksion të zhvillimeve në Kumanovë, por nuk do të më befasonte në qoftë se kjo është një tjetër përpjekje e pushtetit për t’i shmangur të gjitha zhvillimet aktuale në vend. Prej këtu, si shumë herë më parë, ata do të përpiqen ta defokusojnë publikun me skenarë të këtillë dhe ngjashëm, që i krijojnë në kuzhinat e tyre partiake", tha Jove Kekenoski, Profesor universitar."Ne nuk duhet ta mashtrojmë veten se Maqedonia është një zonë krize, se ekzistojnë kërcënime të tilla ndaj sigurisë së Maqedonisë", theksoi Bllagoja Markovski, kryetar i Forumit Ballkanit të Sigurisë."Unë shpresoj se Komuniteti ndërkombëtar do të ndërhyjë dhe se këto procese të shpërqendrimit do të parandalohen", u shpreh Temelko Ristovski, profesor universitar.Në debatin në Ohër u diskutua edhe kriza e refugjatëve në Evropë dhe pasojat e mundshme për sigurinë e Maqedonisë./alsat-m/