Përleshjet mes Palestinës dhe Izraelit, Këshilli i Sigurimit mblidhet sot për situatën

Të paktën 3 palestinezë janë vrarë nga ushtarët izraelitë duke shënuar kështu një valë të re dhune mes dy vendeve. Situata e krijuar do të diskutohet sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Shpërthen një valë e re dhune mes Izraelit dhe Palestinës, në Bregun Perendimor dhe Gaza. Të paktën tre palestinezë kanë humbur jetën, gjatë përleshjeve.Sipas autoriteteve spitalore dy prej tyre u vranë në kufi me Gazan nga trupat ushtarake izraelite. Ndërsa viktima e tretë ishte paraqitur si gazetar dhe u është afruar ushtarëve izraelitë duke plagosur me thikë njërin prej tyre, e për pasojë u ekzekutua në vend.Tridhjetë e dy palestinezë dhe shtatë izraelitë javë vrarë gjatë dy javëve të fundit , mes tyre edhe shumë fëmijë.Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mblidhet sot në një takim të veçantë për të diskutuar rrugët e zgjidhjes pas situatës së krijuar nga shpërthimi i dhunës.Dhuna nisi muajin që kaloi pas disa informacioneve se autoritetet hebraike do të lehtësonin rregullat mbi të drejtat për të vizituar një objekt kulti për palestinezët. Por qeveria izraelite i mohoi këto zëra.Situata ka shtrirë protestat në gjithë Bregun Perëndimor.