Greqia kalon projektligjin e parë të masave shtrënguese ekonomike
Greqia ka aprovuar projektiligjin e parë që përmban ashpërshim të masave ekonomike, për të paguar një këst-borxhi prej 2 milardë eurosh, sikurse ishte rënë dakord në programin e saj të ri të shpëtimit.Vendimi që parashikon shkurtimet e pensioneve, liberalizimin e tregut të energjisë, rritjen e moshës për daljen në pension si dhe ndëshkimet e ashpra për personat që kapen duke kryer evazion fiskal, u miratua pas një jave të mbushur me debate të ashpra.Lideri i Partisë opozitare Demokracia e Re, Vangelis Meimarakis u shpreh se ai do të refuzonte çdo gjë që shkon në dëm të popullit.Sipas tij, rritja e taksave dhe shkurtimet e pensioneve janë një çek i bardhë që i dhurohet qeverisë.Nga ana tjetër, Kryeministri Tsipras tha se refuzimi i opozitës për të bashkwpunuar i dukej diçka e pakuptimtë, duke argumentuar se të gjitha palët ishin nw dijeni tw masave qw do tw ndwrmerreshin qw prej marrëveshjes së shpëtimit më 13 gusht.Ligji u votua pro nga 154 deputetë të Syriza-s dhe të Partisë së Grekëve të Pavarur.