Lindja e Mesme ndalon shitjen e albumit të Justin Bieber
Albumi i Justin Bieber mund të klasifikohet ndër të parët në Britani, por nuk ka mundur të thyejë murin e lartë që i ka ngritur Lindja e Mesme. Nëse ka dy gjëra që thjesht nuk depërtojnë dot në botën myslimane, ato janë një Justin Bieber gjysmë i zhveshur dhe simbolet e krishtërimit. Duke qenë se albumi i Justin Bieber i përmbante të dyja dhe ishte shumë provokues, u ndalua të shitej në Lindjen e Mesme, shkruan TMZ.Por menjehërë pas ndalimit, Justin e ka kuptuar se provokimi i tij e ka një kufi. Për këtë arsye skuadra Bieber po përgatit një kopertinë alternative, vetëm që muzika e tij të shtrihet edhe në këtë zonë dhe natyrisht të shitet.Kopertina e albumit është bërë shkak që albumi i Justin të mos shitet as në Indonezi.Së fundmi këngëtari 21-vjeçar ka publikuar një video teaser duke kërcyer me në sfond këngën e tij të re. Mendohet që kjo këngë të jetë e dyta që do të publikohet nga albumi i ri i Bieber, i cili do të hidhet në treg vetëm pas 5 javësh e do të mbajë titullin “Purpose”./oranews.tv/