Psikologjia e buzëkuqit: Cilën ngjyrë të përdorim për të bërë për vete mashkullin e duhur?

A ekziston një psikologji rreth buzëkuqit? Ka gjasa të jetë e vërtetë përderisa janë bërë shumë studime.Psikologia Karen Pine flet në librin e saj "Psikologjia e Modës" për këtë gjë.Universiteti Rochester ka bërë një studim duke analizuar reagimin përballë një femre që lyen buzët me një ngjyrë të caktuar.Dhe në fund, mëdyshja për të vendosur se me cilën ngjyrë t'i lyesh buzët nuk është asnjëherë e parëndësishme.Veçanërisht kur po del me një mashkull të ri dhe shpreson që ta takojë përsëri.Ja ç'thonë ekspertët për secilën ngjyrë:E kuqja: Përcjell pasion energji dhe aksion. Femrat që lyejnë buzët me të kuqe kanë shumë besim në vetvete .Portokallia : Tregon që jeni një person që doni vëmendje , dëshironi të kënaqeni dhe e dini mirë çfarë doni nga jeta. Kujdes! Nuk duhet të frikësoni partnerin tuaj sidomos nëse është një tip romantik.Nude : Nëse i lyeni buzët me këtë ngjyrë doni që të merreni seriozisht nga partneri juaj, jeni shumë sensitive dhe zemërhapur.Pink : Konsiderohet ngjyra e pafajësisë. Nënkupton që ju jeni të pavendosura por në fund zgjidhni gjithmonë zemrën.Pink e theksuar : Në këtë rast pafajësia kthehet në një pikë të fortë. Femrat që e përdorin këtë ngjyrë në buzëkuqin e tyre e dinë shume mirë se çfarë duan dhe kanë një personalitet të fortë.Bordo : Keni gjithashtu personalitet të fortë por duhet të keni kujdes të mos nxitoheni në dashuri. Nëse ja shprehni ndjenjat shumë shpejt partnerit tuaj .Ai  duhet të ketë durim nëse dëshiron vërtet t’iu njohë.E purpurt : Ju jep një imazh më të sofistikuar dhe ju diferencon nga femrat e tjera.Një mashkull do e mbante gjithmonë bisedën gjallë nëse do të ishte përballë jush.Pa buzëkuq : Doni ti tregoni partnerit që nuk luani në një lidhje dhe se ata duhet t’iu pranojnë kështu siç jeni. /Oranews.tv/