Aktorja Julianne Moore nis fushatën për sigurinë e armëve në SHBA
Aktorja fituese e çmimit Oscar, Julianne Moore, ka nisur një fushatë për sigurinë e armëve, së bashku me 80 miq të tjerë të HollyWood-it, të cilët synojnë t’i japin fund dhunës me armë në Shtetet e Bashkuara.Fushata e cila mbështetet edhe nga Steve Carell, Ellen DeGeneres, Jennifer Laërence, Kim Kardashian, Yoko Ono, Reese Witherspoon dhe dhjetëra emra të tjerë të Hollyëood-it, synon të mbajë armët larg duarve të kriminelëve, të abuzuesve dhe të sëmurëve mendore. Njëkohësisht, fushata bën thirrje që armët të ruhen në mënyrë të sigurt, dhe larg fëmijëve.“Ne besojmë se komuniteti ynë ka mundësinë të përdorë aftësitë komunikative dhe fuqinë e kulturës për të nxitur shumë më shumë amerikanë në lëvizjen për parandalimin e dhunës me armë," thuhet në një deklaratë nga grupi, “Everytoën Creative Council”.Rreth dy javë më parë, një person i armatosur vrau nëntë njerëz në një kolegj të komunitetit Oregon, duke shënuar një ndër masakrat më tragjike në tokën amerikane në dy vjet.Aktorja Moore tha se shtysa për fushatën erdhi nga ngjarja tragjike e vitit 2012, në shkollën fillore “Sandy Hook” në Connecticut, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 20 fëmijë dhe 6 të rritur. Moore, tha për revistën People, se ajo u përpoq më kot për t’ja fshehur lajmin vajzës së saj, në atë kohë 12 vjeç."Pas asaj ngjarjeje i thashë bashkëshortit tim: "Unë duhe të bëj diçka. Është një ngjarje shumë e rëndë dhe unë duhet të jap kontributin tim. Kjo është përgjegjësia ime si prind, '" tha ajo për revistën.Moore, në muajin shkurt fitoi një Oskar për rolin e saj në filmin "Still Alice", ku interpreton një grua të prekur nga sëmundja e Alzheimerit.Edhe presidenti amerikan, Barak Obama, ndërmori një nismë për kontrrollin e armëve pas ngjarjes tragjike në Connecticut, por ishte i pasuksesshëm. Ai bëri sërish apel për masa të reja, pas të shtënave Oregon, por u prit me protesta nga mbështetësit e të drejtave të armëve, gjatë vizitës ngushëlluese në familjet e viktimave, një javë më parë.