"Mademoiselle Prive", Chanel hap në Londër ekspozitën me bizhuteri të vitit 1983

Shtëpia franceze e modës Chanel ka prezantuar krijimet e saj të fundit, bizhuteri me gur diamantësh si dhe parfumin e famshëm Nr. 5, në një ekpozitë në Londër, e cila zbulonte historinë krijuese të një prej markave më luksoze në botë.Ekspozita e titulluar “Mademoiselle Prive”, u çel në Londër në Galerinë “Saatchi”. Publiku mundi të njihej me krijimet dhe punët artistike të stilistit dhe të drejtorit krijues Karl Lagerfeld që prej vitit 1983.Coco Chanel solli në jetë krijimet e saj me stil parizien, butiku i parë, pas të cilit udhëtoi në Skoci, nga dhe ku u inspirua për xhaketat prej stofi dhe kostume me funde. Në ekspozitë janë shfaqur gjithashtu stilime fustanesh nga Lagerfeld si dhe një rimodelim të koleksionit të bizhuterive të dizenjuara nga Coco Chanel në vitin 1932 .Bizhuteritë me diamantë janë modeluar posaçërisht për evenimente të rëndësishme të aktoreve si Julianne Moore apo edhe Kristen Steëart, e cila në shfaqjen e Chanel-it në muajin korrik, u prezantua me një veshje të veçantë të bardhë, kombinuar me një varëse të gjatë.“Këto copa duken më moderne se çdo bizhu tjetër që zotëron kompania. Zakonisht une nuk merrëm  me bizhutë e kompanisë, por më kërkuan të bëj diçka speciale për këtë koleksion”, tha Lagerfeld.Lagerfeld ka shkruar edhe një film ku ai imagjinon takimin me Coco Chanel, të interpretuar nga aktorja Geraldine Chaplin.Gjithashtu, në ekspozitë u prezantuan në një kënd të posaçëm edhe disa modele veshjesh nga atelieja e Chanel-it, si edhe disa kuti të madha në formë sfere të cilat shpërndanin aromën e parfumit Chanel No. 5, që është edhe aroma e parë që mban emrin e stilistit.82-vjeçari Lagerfeld deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet ende nga detyra si drejtor krijues i markës prestigjioze. Atij I është besuar detyra për të ndërthurur freskinë, por duke ruajtur modernitetin dhe duke I qëndruar besnik linjës së trashëguar në vite.“Kur nisa të punoj për Chanel, të gjithë më thoshin: Mos e prek këtë, është e përfunduar!” dhe kjo më bënte për të qeshur. Ishte si një sfidë për mua, dhe munda të punoj 100 herë më mirë nga sa e kisha imagjinuar.”Ekspozita "Mademoiselle Prive" në Londër do të qëndrojë e hapur deri më 1 nëntor.georgia-may-jagger-vogue-13oct15-rex-b_592x888 rita-ora-vogue-13oct15-rex-b_592x888 stella-maxwell-vogue-13oct15-rex-b_592x888 vanessa-paradis-vogue-13oct15-rex-b_592x888 lily-rose-depp-vogue-13oct15-rex-b_592x888 lily-collins-vogue-13oct15-rex-b_592x888 karl-lagerfeld-vogue-13oct15-rex-b_592x888 julianne-moore-vogue-13oct15-rex-b_592x888 cara-delevingne-vogue-13oct15-rex-b_592x888