Shpallet i pafajshëm ish-kryebashkiaku i Urës Vajgurore, dënohen 8 ish-zyrtarët

Gjykata e Beratit ka shpallur të pafajshëm ish-kryetarin e Bashkisë Ura Vajgurore, Syrja Ormënaj ndërkohë që ka dënuar 8 zyrtarë të tjerë të këtij institucioni nga 9 muaj deri në 1 vit burgim, të shndërruar në 18 muaj deri në 2 vite shërbim prove.Ormënaj sëbashku me 8 zyrtarët e tijë ishin të pandehur në një gjykim, në të cilin akuzoheshin nga Prokuroria e Beratit për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" në dhënien e disa lejeve të ndërtimit, përfshirë edhe për ndërtimin e vëllait të ish-kryetarit të Bashkisë, të pandehur në këtë proces.Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Beratit kishte kërkuar për të 9 zyrtarët, përfshirë edhe ish-kryetarin e Bashkisë (deri në qershor 2015), dënimin me nga 1 vit burgim.Hetimi për dhënie leje ndërtim pallati-"Prokuroria e Beratit, në bazë të kallëzimit të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, ka zhvilluar hetimin për dhënien e lejes së ndërtimit për godinë shërbimi, dhënë nga KRRT e Bashkisë Ura Vajgurore, në favor të subjektit LEKSI-OR", sh.p.k. me administrator shtetasin Fatos Ormënaj, vëllai i kryetarit të Bashkisë, Syrja Ormënaj."Lejet e ndërtimi kundër ligjit-Gjatë hetimit, u konstatua se krahas shkeljeve në dhënien e lejes për këtë subjekt ndërtues, anëtarët e KRRT-së kanë dhënë leje në shkelje të ligjit edhe për disa ndërtime të tjera. Ky proces hetimor dhe gjyqësor ka zgjatur rreth 3 vjet, për shkak se fillimisht u nis hetimi për një zyrtar të Bashkisë Ura Vajgurore dhe më tej u zgjerua rrethi i personave të përfshirë edhe tek të gjithë anëtarët e KRRT-së.Gjykata vendosi:

  1. Deklarimin fajtor te te pandehures Valentina Mullisi dhe denimin me 12 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 2 vjet.
  2. Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Syrja Ormenaj
  3. Deklarimin fajtor te te pandehurit Zoi Gjoni dhe denimin me 9 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 18 muaj.
  4. Deklarimin fajtor te te pandehurit Lulezim Sino dhe denimin me 9 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 18 muaj.
  5. Deklarimin fajtor te te pandehurit Vladimir Mydini dhe denimin me 9 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 18 muaj.
  6. Deklarimin fajtor te te pandehurit Enriket Sado dhe denimin me 9 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 18 muaj.
  7. Deklarimin fajtor te te pandehurit Todi Puriqi dhe denimin me 9 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 18 muaj.
  8. Deklarimin fajtor te te pandehurit Elis Gjata dhe denimin me 12 muaj burgim
  9. Deklarimin fajtor te te pandehurit Petro Tumani dhe denimin me 9 muaj burgim, duke aplikuar nenin 59 te KP per 18 muaj.