Kukës, sekuestrohen 20 kg kanabis sativa, prangosen dy shtetas
Uniformat blu të komisariatit të policisë Kukës kanë sekuestruar 20 kilogram bimë narkotike të dyshuar kanabis-sativa ndërkohë që kanë prangosur dy shtetas, të cilët dyshohet se e kanë prodhuar me qëllim hedhjen në treg të saj.Informacionet zyrtare të policisë, bëjnë të ditur se mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative ekspertët finalizuan me sukses operacionin e koduar “Shkinaku” si rezultat i kontrollit të ushtruar.Në banesën e shtetasit Dashnor Lushi, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, të vendosura për tu tharë.Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i poseduesve të lëndës narkotike Dashnor Lushi, 24 vjeç banues në fshatin Shkinak, Kukës dhe Xhevdet Lushi, vjeç 65, banues në Durrës.Policia është duke hetuar rreth këtij rasti, për të cilin ende nuk ka të dhëna të tjera për vendin ku janë kultivuar bimët narkotike apo përfshirjen e shtetasve të tjerë.
/Oranews.tv/