Rama: Mungesë strategjie e BE-së para Sirisë, përfshirja e Rusisë domosdoshmëri

Kriza aktuale e emigrantëve është mungesë e një strategjie të qartë të përbashkët europiane dhe pastaj dhe më gjërë lidhur me zhvillimet e kahershme në Siri.Për kryeministrin Edi Rama ky është shkaku që ka sjellë situatën aktuale ku mijëra emigrantë çdo ditë largohen nga Siria drejt Europës perëndimoreZgjidhjen, Rama e sheh tek një bashkëpunim i gjerë me të gjithë forcat e interesuara për të luftuar radikalizmin islamik dhe përfshirja e Rusisë bazuar mbi  është domosdoshmëri por sigurisht bazuar mbi një parimësi të qartë.Edi Rama: "Unë besoj se është një krizë e cila nxjerr në pah shumë qartë atë që dihej, mungesën e një Europe strategjike dhe të gatshme për tu përballur si një e tërë me problemet e nxehta me të cilët ndeshet. Kemi një Europë që vit pas viti bëhet gjithmonë e më pre e egoizmave kombëtare, zgjedhjeve të radhës në të gjitha vendet anëtare dhe gjithmonë e më taktike e më pak strategjike. Kriza e sotme është vetëm pasojë e mungesës së një strategjie të qartë të përbashkët europiane, dhe pastaj dhe më gjërë lidhur me zhvillimet e kahershme në Siri. Burimi është atje. Nga ana tjetër sigurisht që zgjidhja është komplikuar me kalimin e kohës por imponon domosdoshmërisht bashkëpunimin me të gjithë forcat e interesuara për të luftuar radikalizmin islamik dhe posaçërisht kalifatin islamik. Unë besoj se përfshirja e Rusisë dhe një qasje globale është domosdoshmëri por sigurisht bazuar mbi një parimësi të qartë për të cilën ka folur dje dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Jam i bindur se do të ishte me vlerë të madhe për të ardhmen që kjo krizë të shërbente si një këmbanë e madhe alarmi për vetë Europën dhe për atë çka Europa duhet të bëjë me vetveten. Gjithashtu është momenti që Europa nuk duhet t'u dorëzohet forcave antieuropiane, të cilat duke propozuar zgjidhje shumë të lehta për njerëzit në fakt propozojnë kthimin mbrapsht dhe daljen nga historia. "Ballkani në BE, Mbështesim çeljen e negociataveNga ana e tij kryeministri çek  Bohuslav Sobotka foli për nevojën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE por dhe mbështetjen e Shqipërinë  në fazë përgatitore për të hyrë në Europën e Bashkuar. Sobotka: “Ne jemi të gatshëm të japim eksperiencën tonë për Shqipërinë në integrimin e Shqipërisë, të ndihmojmë në ndërtimin e institucioneve. Çekia përkrah përpjekjen e Shqipërisë për të filluar rrugën e negociatave të anëtarësimit.  Integrimi i Ballkanit perëndimor i rëndësishëm për Ballkanin dhe Europën. Eshtë pjesë e pandalshme integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Shqipëria mori statusin kandidat dhe ne atëherë e përkrahëm dhe ishim dakord të nisin negociatat dhe sot të jeni të sigurtë që do të kenë përkrahjen tonë. Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është vendimi më i mirë për çdo problem që mund të lindë nesër në rajon, prandaj dhe kriza e sotme e emigracionit na bën të kuptojmë sa më mirë Ballkanin Perëndimor dhe ta shikojmë në këndvështrim afatgjatë, me qëllim që ky rajon të jetë i integruar në BE. Në muajt e ardhshëm shumë anëtarë të qeverisë shqiptare do të vizitojnë Çekinë. Jemi dakord t’ju ndihmojmë në fazë përgatitore për të hyrë në Europën e Bashkuar. Rama tha dhe:  Të mos harroni ku ishit ne mund t’jua kujtojmë" Jemi shumë mirënjohës e kemi shumë dëshirë të mësojmë nga eksperiencat tuaja më të mira ashtu sikundër jemi gati t’ju japim eksperiencat tona më të mira se ngaqë jeni përfshirë shumë me BE-në është e rëndësishme të mos harroni se ku ishit dhe ne mund t’jua kujtojmë"Gratë ministre? Rama, kryeministrit çek: Keni shumë punë për të bërë  "Dua ta felenderoj kryeministrin e Çekisë për mikëpritjen e ngrohtë duke përfshirë në pritje të gjitha gratë ministre. Në këtë aspek keni shumë punë për të bërë, keni shumë pak gra ne qeveri. Ne kemi 30%"Vizita në ÇekiKryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë. Kryeministri u prit në selinë e qeverisë dhe zhvilloi bisedime me homologun çek Bohuslav Sobotka, ku në qendër ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimi europian i Shqipërisë. Në delegacionin e kryesuar nga Kryeministri bëjnë pjesë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.Në përfundim të bisedimeve dypalëshe u nënshkruan disa marrëveshje e memorandume bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Çekisë:Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e Turizmit;Marrëveshja në fushën e mbrojtjes sociale;Marrëveshja në fushën e Arsimit;Memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e fatkeqësive natyrore;Memorandum bashkëpunimi midis agjencive shtetërore për mbrojtjen e mjedisit.