Albin Kurti lirohet pas protestave, aktivistët përleshen me policinë në Prishtinë

Deputeti dhe ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti u lirua disa orë pas arrestimit të tij mbrëmjen e së hënës. Rreth orës 01:30 pas mesante Kurti është lënë i lirë. Sipas Lëvizjes lirimi i Kurtit u bë pas presionit qytetar. Arrestimi i tij u shoqërua me demonstrate të forta mes aktivistëve dhe policisë.Pas lirimit, Kurti përpara aktivistëve deklaroi se u arrestua në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë urdhër me shkrim.Albin Kurti: Erdhën nja tre policië të njësisë hetimore për Krime të Rënda dhe më dërguan nëpër disa zyra dhe kordiore shumë të gjata dhe këta më premtuan se sëshpejti do të vijë prokurori. Nuk erdhi as prokurori. Pra unë u ndalova, u arrestova dhe u lirova pas asnjë dokument dhe pa asnjë tekst të shkruar. Kjo është arbitraritet dhe besoj që kjo është një dëshmi se në Kosovë edhe politika është bërë policore, por edhe policia është bërë politike për pasojë. Unë ju falenderoj të gjithë juve për këtë demonstratë të fuqishme kundër Zajednicës për lirimin tim. Ne inkurajojmë njëri-tjetrin që mos të ndalemi derisa të ndalim edhe pretendimet e Malit të Zi për tokat tona, por edhe pretendimet e Serbisë përmes Zajednicës. Ta realizojmë Republikën e Kosovës ashtu sic e ka emrin, pra edhe Republikë edhe Kosovë.Albin Kurti u arrestua rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së hënës teksa ai kthehej nga një tubim partiak. Sipas policisë së Kosovës shkak i ndalimit të tij ishte hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend.Sapo lajmi për arrestimin e tij u bë publik, qindra aktivitë të VV dolën në stacionin policor ku mbahej Kurti dhe filluan të kërkonin lirimin e tij. Situata u acarua, policia përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa këta të fundit iu përgjigjën duke qëlluar me gurë. Aktivistët e VV dogjën edhe 3 makina të Prokurorisë.Shumë shpejt protestuesve iu bashkuan edhe deputetë të opozitës të cilët e konsideruan arrestimin e Albin Kurtit si një lojë të keqe të qeverisë, ndërsa e bënë atë përgjegjësi për përkeqësimin e situatës.Gjatë demonstratës për lrimin e Albin Kurtit mbetën të lënduar 15 persona, 14 policë dhe nje aktivist.14_1444689845-4663199 13_1444689841-8914817 12_1444689836-6710066 11_1444689831-8646869 10_1444689826-317746 6_1444689812-1699717 4_1444689803-6324668 3_1444689799-210347 2_1444689794-6463012 1_1444689788-3264515/Oranews.tv/