Digjen në mënyrë misterioze 12 vetura në rrugët e Kumanovës

Rreth 12 automjete  janë djegur në mënyrë të mistershme natën mes së hënës dhe të martës në Kumanovë, raporton Alsat.Qytetarë të shumtë shqiptarë nga qyteti i Kumanovës shprehen të shqetësuar dhe thonë se nuk dijnë se çfarë po ndodh saktësisht.Veturat e përfshira nga zjarri kanë qenë në disa lokalitete, disa në afërsi të stacionit policor, disa në rrugën që çon nga Banka e vjetër për tek salla e sporteve dhe në afërsi të lokalitetit Garnizon.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, ndërsa rrugëve të Kumanovës vërrehen edhe qytetarë tek disa prej të cilëve mbizotëron edhe revoltë e madhe.