Kapet 1 kg heroinë në një qendër tregtare, 3 të arrestuar
Policia e Tiranës ka sekuestruar 1 kg lëndë narkotike të dyshuar si heroine gjatë një operacioni në orët e mbrëmjes të së hënës. Në pranga kanë rënë 3 persona të cilët ishin duke shkëmbyer drogën.Sipas policisë arrestimet janë kryer në flagrancë në një qendër tregtare në autostradën Tiranë-Durrës.Sipas policisë personat e arrestuar janë:1-Elis Mali(Sefa), 35 vjec, lindur ne Permet dhe banues ne Tirane.2- Elsi Rroshi, 32 vjec, lindur ne Grmash dhe banues neTirane.3- Aldo Leka, 23 vjec, lindur ne Bulqize dhe banues ne Tirane.Sipas policisë gjate kontrollit të automjetit të tyre Volswagen Golf me targë AA545ME ne të cilën ndodheshin të tre këta shtetas u gjend sasia prej 1012.4, (1kg e 12.4 gram) e cila u sekuestrua nga ana e Policise.Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 3 telefona celulare dhe automjeti.Policia po punon gjithashtu për identifikimin dhe dokumentimin e personave të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar në aktivitetin kriminal me shtetasit e mësipërm.[caption id="attachment_597246" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Heroina e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_597247" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Heroina e sekuestruar[/caption]/oranews.tv/