Po rrëshqiste te Piramida, 14 vjeçari humb kontrollin dhe rrëzohet poshtë
Në objektin e njohur në Tiranë si Piramida një i mitur 14 vjeçar është rrëzuar gjatë një loje, duke rrëshqitur në pjesët anësore, ku ka marrë plagë në duar. Kjo ngjarje zgjoi edhe njëherë debatin e hershëm për fatin e ish-Muzeut të diktatorit Hoxha, për milionat e humbura aty dhe për qëndrimin e politikës për të, që nga shkatërrimi dhe deri tek ideja për ta kthyer në rrëshqitëse.Një aksident i cili mund të kishte pasur pasoja fatale ndodhi mëngjesin e së martës, 13 tetor 2015, tek Piramida ku 14 vjeçari, Fabio Hysa, nga zona e Laprakës u lëndua pasi u rrëzua gjatë rrëshqitjes.I mituri, i cili bashkë me disa bashkëmoshtare ishin duke kryer lojrat e zakonshme tashmë në faqet e Piramidës që nisin me ngjitjen në majë dhe më pas me rrëshqitje, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në xhamat anësore duke marrë plagë në duar.Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e rendit dhe ambulanca që i dhanë të miturit edhe ndihmën e parë.14-vjeçari, Fabio Hysa, më pas u shoqërua në ambientet e spitalit ushtarak për të marrë një mjekim më të specializuar.Debati per piramiden Piramida si godinë është një vend jo vetëm i rrezikshëm për jetën e fëmijëve që guxojnë dhe luajnë aty, por është më shumë se kaq edhe një obkekt për të cilin ka patur debate të shumta dhe shpenzime të çuara dëm në miliona euro për shak të disa projekteve që mbetën pezull si pasojë e përplasjeve politike.Demokratët investuan aty një qendër arti, më pas hodhën idenë për ta shembur dhe që prej vitit 2010 ku kulmoi ky debat ende nuk ka një plan konkret, megjithë propozimet periferike për të shndërruar atë në një rrëshqitëse.Artan Shkreli, korrik 2015: “Bashkia e re do të merret me rehabilitimin e parkut që është përpara Piramidës, të atyre platformave që sot janë shndërruar në gërmadha të mirëfillta dhe shpesh herë dhe në zona të rrezikshme për këmbësorët. Brenda këtij viti ose në fillim të vitit tjetër do të shpallet publike për qytetarët”.Qytetarët sot ndajnë mendime të ndryshme për të ardhmen e objektit që u ndërtua si Muze për ish-diktatorin Hoxha në vitin ‘88, në pikun e varfërisë së shqiptarëve dhe kushtoi në atë kohë 4 milion dollarë.Qytetarja: “Është e rrezikshme, sepse hidhen nga sipër dhe rrëshqasin.Ta bllokojnë ose rregullojnë, një gjë duhet ta bëjnë”.Qytetari: “Duhet të lënë roje se është e rrezikshme”.Qytetari: “Duhet infrastrukturë tjetër, jo ajo. Është shumë e bukur. Sikur ta kishin prishur njëherë do të ishte bërë parlament në këtë vakt, nuk u morën vesh me njëri-tjetrin, tani fëmijët luajnë ditë për ditë, kanë 20 vite”.[caption id="attachment_597439" align="alignnone" width="640"]
Forcat e zjarrfikeses duket ndihmuar 14-vjeçarin[/caption][caption id="attachment_597440" align="alignnone" width="640"]
Forcat e zjarrfikeses duket ndihmuar 14-vjeçarin[/caption][caption id="attachment_597441" align="alignnone" width="640"]
Forcat e zjarrfikeses duket ndihmuar 14-vjeçarin[/caption][caption id="attachment_597442" align="alignnone" width="640"]
Xhami i thyer tek Piramida ku eshte rrezuar 14-vjeçari[/caption][caption id="attachment_597443" align="alignnone" width="640"]
Copa xhami te thyer tek Piramida[/caption]