Shkatërrohet klani italo-shqiptar, lidhje me Ndrangheta. Sekuestrohen 94 kg kokainë

Policia italaine ka shkatërruar një bandë kriminale italo-shqiptare me lidhje të forta me mafian kalabreze Ndrageta. Pjesë e këtij rrjeti që kontrollonte trafikun e drogës nga Spanja dhe Holanda ishin dhe 12 shqiptarë tashmë në pranga. Policia sekuestroi 94 kg kokainë, ndërsa hetimet kanë zbuluar se kokaina transportohej edhe duke e fshehur në karroca bebesh. 12 shqiptarë janë vënë në pranga në Itali si pjesë e një rrejti ndërkombëtar të trafikut të drogës.  Operacioni i koduar "July 2014"  ka cuar në shkatërrimin e këtij grupi italo-shqiptar që dyshohet të ketë lidhje të ngushta me mafian kalabreze Ndragheta.Hetimet çuan në identifikimin e një piramide organiziuese të aktivitetit të klanit nga baza deri tek krerët e lartë drejtues, të cilët administronin trafikun e drogës nga Spanja e Hollanda.Ky klan përbëhej kryesisht nga shqiptarë që vepronin në lidhje të ngushta me persona të familjeve të fuqishme të ndraghetas kalabreze. Ky bashkëpunim kishte një bazë të fortë falë martesave të kryera mes eksponentëve të grupeve. Shpesh ata përdornin fëmijët gjatë trasportimit të drogës. E dokumentar kjo në një video, ku duket një shtetase shqiptare pjesë e këtij rrjeti që në një karrocë bebesh transportonte kokainë.Policia italiane deklaroi se lënda narkotike transportohej në automjete të modifkuara enkas për fshehjen e drogës.Operacioni "July 2014" coi në arrestimin e 24 personave, 12 prej ët cilëve shqiptarë, sekuestrimin e mbi 94 kg kokainë, të disa banesave në pronësi të anëtarëve të klanit, të 6 aktiviteteve sipërmarrje të tyre, armë, automjete luksoze e 200 mijë euro cash.Mësohet se në këtë operacion morën pjesë rreth 150 forca të policisë  ndërsa hetimet u shtrinë në rajonet e Lombardisë, Piemontes e dhe Emilia Romanjës.SHQIPTARËT E ARRRESTUARZamir KoniTomorr KoniErvin AlikajSokol KodraErsin GJyleriAlbana HoxhaKozeta BekshiuErvis MusakuErvin BufiTomor BekshiuAdriano TabakuVladimir Carate arrestuarit[caption id="attachment_597541" align="alignnone" width="631"]kokaina 2 kg kokaine e gjetur ne kroskotin e makines[/caption][caption id="attachment_597542" align="alignnone" width="647"]arerstim Arrestimi i pergjegjesit[/caption][caption id="attachment_597544" align="alignnone" width="647"]drogaaa Kokaine e fshehur ne garazhd[/caption][caption id="attachment_597548" align="alignnone" width="641"]33 Dorezimi i droges[/caption][caption id="attachment_597551" align="alignnone" width="637"]droga Transportimi i droges me karroce femijesh[/caption] [caption id="attachment_597475" align="alignnone" width="635"]drogeee 13 kg kokaine e gjetur ne garazhd[/caption][caption id="attachment_597476" align="alignnone" width="615"]droge Droga e armet e sekuestruara[/caption]droga it arrestimi/Oranews.tv/