Halimi: Qeveria synon kapjen e sistemit. Jo ndërprerjes së mandatit të Kryeprokurorit
I ftuar në Tonight Ilva Tare, nënkryetari i Komisionit të reformës në drejtësi, Eduard Halimi ka thënë se qëllimi i qeverisë me draftin e propozuar për reformën në drejtësi ka si synim kapjen e sistemit prej saj.Eduard Halimi: Ne kemi një sistem drejtësie të brishtë dhe kemi një sistem politik dhe një qeveri, e cila thotë unë e reformoj sistemin vetëm po e pata për vete. Thënia e Edi Ramës që unë e dua sistemin e drejtësisë për vete për të luftuar keqbërësit me thënine e dua sistemin e drejtësisë nën vete, nuk kanë asnjë ndryshim, kanë të njëjtën qëllim, kapjen.Halimi gjithashtu ka kritikuar edhe ndërprerjen e mandatit të kryeprokurorit pas miratimit të kësaj reforme.Eduard Halimi: Nuk ka ndodhur në këto 25 vjet që Prokurori i Përjigthshëm të shkarkohet me ligj, të shkarkohet pa i bërë një analizë punës së vet, madje me kushtetutë sic i caktohet atyre insepktorëve 6 mln. Jo vetëm që shpjegohet pa dhënë asnjë shpjegim, por Prokurorit të Përgjigjshëm i hiqet edhe e drejta që të ankohet kundër këtij vendimi. I hiqet e drejta që të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, se Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë të shqyrtojë këtë. Por e dini ju që sivjet Prokurori i Përgjithshëm i është refuzuar nga Komisioni i Ligjeve që të thirret për të raportuar për performancën.Ai ka thënë se opozita do ta votojë këtë reformë vetëm nëse do të jetë i pëerputhshëm me standardet europiane.Eduard Halimi: Vetëm në rast se do jetë në përputhje të plotë me standardet europiane do të ketë pëlqimin e opozitës, në rast se do të jetë me këto që janë këtu nuk do ta marrë kurrë miratimin e opozitës./Oranews.tv