Berat, 50 familje të izoluara nga shkatërrimi i rrugës
Në një lagje të Beratit, vetëm pak metra larg qendrës, rreth 50 familje janë izoluar pas shkatërrimit të rrugës prej vërshimit të përroit. Reshjet e ditëve të fundit mbuluan rrugët me baltë dhe gurë, ndërkohë që banorët ankohen se në këtë zonë nuk është investuar prej 25 vitesh.Reshjet e ditëve të fundit kanë izoluar rreth 50 familje në lagjen "10 korriku", në Berat.Vërshimi i përroit ka shkatëruar tërësisht rrugën, ndërkohë që ujërat e zeza kanë vërshuar nëpër lagje si pasojë e bllokimit të kanalizimeve.Sipas banorëve, në këtë zonë, vetëm pak metra nga qendra e qytetit, nuk është investuar prej 25 vitesh.Nga vërshimi i ujërave dolën në sipërfaqe sasi të mëdha dherash dhe gurësh, ndërkohë që familjet që jetojnë në lagjen 10 korriku i druhen rasteve të emergjencës, pasi në rrugët e dëmtuara nuk kalojnë dot mjetet./Oranews.tv/