Avioni "Malasyan Airlines" u godit nga një raketë ruse

Bordi i Sigurisë së Aviacionit në Holandë, ka publikuar raportin e hetimeve mbi bombardimin e avionit Boeing 777 të kompanisë "Malasyan Airlines" në Urkainë, duke thënë se mjeti fluturues është sulmuar nga një raketë ruse e tipit Buk. Megjithatë, deklarata zyrtare nuk përcakton se mbi kë bie përgjegjësia e vrasjes së 289 perosnave që ndodheshin në bord.Ekpertët mendojnë se ky është një akt i militantëve separatist, të cilët mund të kenë menduar se bëhej fjalë për nëj avion ushtarak ukrainas.Qeveria ruse e ka vënë në dyshim hetimin e ndërmarrë nga Bordi i Sigurisë së Aviacionit holandez, duke thënë se grupi i investigimit nuk pranoi të bashkëpunonte me Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil përgjatë gjashtë muajve të parë pas përplasjes.Qëndrimi i Kremlinit u përcoll përmes Ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov, i cili shtoi gjithashtu se Rusia ishte shteti i vetëm që pranoi të jepte materialet e filmuara nga satelitët.Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin informacione të ngjashme, por refuzuan që t'i bënin publike. Në bazë të një hetimi të pavarur, Moska ka fajsuar shtetin Ukranas për tragjedinë, duke nënvizuar faktin se ushtria ruse, në kohën që ndodhi sulmi nuk ishte e pajisuar me raketa Buk.

Si skuadra e investigimit të avionit "Malasyan Airlines" MH17 ...Si skuadra e investigimit të avionit "Malasyan Airlines" MH17 përdori simulimin e kompjuterit për të zbuluar se çfarë e shkaktoi goditjen e avionitPër më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/bota/avioni-malasyan-airlines-u-godit-nga-nje-rakete-ruse/Posted by Ora News on Tuesday, October 13, 2015