Arrestohet Albin Kurti, aktivistë të VV sulmojnë me gur stacionin policor
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është arrestuar rrugës për në Ferizaj. Arrestimin e ka konfirmuar edhe Policia, për intervistim.“Po, mund të konfirmojmë se sot në orët e mbrëmjes, në hyrje të Prishtinës, në bazë të urdhëresës së dhënë nga prokurori kompetent, njësitet relevante policore kanë ndaluar Kurtin dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, ishte përgjigja e Zyrës për Informim të PK-së.Forca të mëdha policore janë vënë në mbrojtje të godinës qëndrore të stacionit policor Qendra, i njohur si 92-shi i Prishtinës.Ndërkohë numri i aktivistëve dhe qytetarëve që po i përgjigjen thirrjes së VV-së për mobilizim është duke u rritur.Protestuesve u është bashkangjitur edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.Mediat kosovare raportojnë për tensionim të situatës.Aktivistët e VV-së kanë nisur të sulmojnë me gurë dhe sende të tjera të forta portën kryesore dhe dritaret e stacionit policor. Në protesta është edhe lideri i VV-së,Visar Ymeri.Për të shpërndarë masën, Policia ka hedhur gazë lotsjellës.Njësia Speciale ka marrë kontrollin tek dera e Stacionit të Policisë ku edhe janë mbledhur aktivistë e politikanë.Perleshje mes Policise e VV by Gazetaexpresstv1Njesia Speciale by Gazetaexpresstv1[caption id="attachment_597253" align="alignnone" width="640"]
Perplasja e aktivisteve te VV me policine[/caption]
Ja momenti i Arrestimit të Albin Kurtit... DETAJET: http://telegra.fi/1K4MU81Posted by Telegrafi.com on 2015-10-12
Ne foto: Momenti i arrestimit te Albin Kurtit[/caption][caption id="attachment_597206" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i arrestimit te Albin Kurtit[/caption][caption id="attachment_597203" align="alignnone" width="640"]
Aktiviste te VV para stacionit policor[/caption][caption id="attachment_597233" align="alignnone" width="640"]
Aktiviste te VV dhe forca policore para stacionit policor Prishtine[/caption][caption id="attachment_597234" align="alignnone" width="411"]
Kreu i VV, Visar Ymeri dhe aktiviste te VV[/caption][caption id="attachment_597235" align="alignnone" width="411"]
Kreu i VV, Visar Ymeri dhe aktiviste te VV[/caption]