Publikohet fotoja e rrallë e kombëtares së parë në vitin 1936
Mes atmosferës elektrizuese të arritjes së kombëtares shqiptare për tu kualifikuar në Kampionatin Europian, publikohen dy foto të rralla.Fotoja e parë është Kombëtarja e Shqipërisë në ditën e krijimit të saj në maj 1936 në zonën e shallvareve në Tiranë aty ku sot është parku Rinia.Fotoja e dytë është fotoja e ekipit kombëtar në kampionatin Ballkanik në 1946 kur kombëtarja fitoi dhe trofeun.Fotot u publikuan për herë të parë mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.“Puçi që iu bë trajnerit Dossena”Duke iu kthyer kombëtares së sotme, i ftuar në studio ish-mjeku i ekipit kombëtar të futbollit për 22 vjet me radhë, Lluka Heqimi vlerësoi trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit Gianni De Biassi por mbi të gjitha ai vlerëson si trajnerin më të mirë në historinë e kësaj kombëtareje italianin tjetër Giusseppe Dossena.“Edhe pse ai ishte filozofi i ekipit kombëtar, Dossena u largua në mënyrë të turpshme pas një prapaskene të organizuar nga disa futbollistë të kombëtares së asaj kohe dhe disa gazetarë sportivë”Sipas Heqimit që kombëtarja e futbollit arriti të kualifikohet për në finalet e eurionit është meritë edhe e shumë e futbollistëve të tjerë të kësaj kombëtareje që ndër dekada i dhanë asaj për të arritur deri këtu. Heqimi bëri një rezyme të ekipit kombëtar që nga viti 1936 kur u grumbullua për herë të parë ky ekip duke komentar edhe një foto të rrallë në maj të atij viti.[caption id="attachment_597339" align="alignnone" width="640"]
Ekipi kombëtar në kampionatin Ballkanik në 1946 kur kombëtarja fitoi dhe trofeun[/caption]
/Oranews.tv/