Pas përmbytjeve, bizneset verifikim dëmeve
Dy ditë pas përmbytjeve në Vlorë, bizneset kanë nisur verifikimin e dëmeve.Të shumtë në numër, dhe me dëme të mëdha, thonë se humbën, investimet e një jetë pas përmbytjes së reshjeve të fundit.“I lutemi shtetit të na ndihmojë, janë 10 makina të mbytura, tani kemi biznesit ... jemi taksapagues, ne i përgjigjemi shtetit dhe tani shtetit të nda ndihmojë”, tha një banor.Të prekurit nga përmbytja u vizituan nga sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani dhe deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri, që kërkuan nisjen e menjëhershme të evidentimit të dëmeve.Arben Ristani: Papërgjegjshmëri ekstreme dhe një cinizëm vrastar. Duke menduar se kryeministri ka bërë investimet më të mëdha të 20 viteve të fundit dhe ndërkohë Vlora vuan përmbytjen më të madhe të 20 viteve të fundit.Dashamir Tahiri: Qeveria nuk duhet të merret me prerje kokash apo heqje drejtorash. Duhet të marrë jo kur na zë e keqja, por më përpara sesa të na zerë e keqja .Situata e krijuar nga përmbytjet në Vlorë, mblodhi jashtë radhe dhe këshillin bashkiak, ku krerët e drejtorive rajonale referuan mbi përgjegjësitë e institucioneve për përmbytjet. Për kreun e ujësjellës kanalizime, vërshimi i ujit është pasojë e ndërtimeve pa kriter të bëra vitet e fundit.“Ne nuk arrinim dot të vinim pompat tona në punë pasi uji na kthehej pas. një nga arsyet që u përmbyt Vlora janë ndërtimet në kanalin e madh të kurorës së qytetit”, tha kreu i Ujësjellës Kanalizimeve.Në Vlorë, ende nuk ka një shifër zyrtare për bizneset apo banesat e dëmtuara nga përmbytja e së dielës./Oranews.tv/