Përmbytjet në Lezhë, të pashmangshme edhe këtë dimër
Përmbytjet në Lezhë pritet të janë të pashmangshme edhe për këtë dimer.Sipas Shtabit të Emergjencave Civile mangësitë në mjete dhe financa, rrjet i amortizuar elektrik, bllokim i kanaleve kulluese dhe ndërtimëve pa kriter që kanë dëmtuar rrjetin kullues si dhe mos gjetja e zgjidhjeve konkrete janë shkaku i këtyre përmbytjeve që janë intensifikuar 3 vitet e fundit.Ky është konkluzioni i përfaqësuesve të Shtabit të Emergjencave Civile që u mblodh për të diskutuar situaten ndërsa evidentoi edhe problematiken.Fran Frrokaj, kryetari i bashkise : Ndërtimet pa kriter që janë bërë. Këtu thuajse çdo ditë është bërë një plan për shkatërrimin e qytetit"Petrit Gjoni, Drejtor i Bordit te Kullimit: Mungesa e energjisë do shkaktojë përmbytjet në rast reshjeve të shumta. Zef Maçi, Drejtor i Ujesjellesit: Nuk ekzistojnë kanalet kulluese, pas e gjithë zona u kthye në zonë urbane do të kërkohet një zgjidhje që të lidhen me kolektorët kryesorë të hidrovoreve.Të dielën, qyteti i Lezhës, u përmbyt me vetëm dy orë reshje intensive, ndërkohë që gjatë dimrit, u përmbytën qindra ha tokë bujqësore në zonat përreth. /Oranews.tv/