Parlamenti Iranian mbështet marrëveshjen bërthamore
Parlamenti Iranian ka aprovuar marrëveshjen e arritur me fuqitë ndërkombëtare mbi reduktimin e aktivitetit nuklear të vendit në këmbim të shfuqizimit të sansioneve të propozuara më parë.Pakti kaloi me 161 vota pro, 59 kundër si dhe 13 abstenime.Akordi u arrit në muajin korrik të këtij viti, ku në diskutime morën pjesë 6 vende, të cilat ishin Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania.Edhe pse Parlamenti Iranian nënvizoi faktin se kontrolli i ndërkombëtarëve do të jetë në një nivel minimal, deputetët patën përplasje të ashpra në Parlament.Për t'u theksuar është fakti që negociatat për të firmosur këtë marrëveshje zgjatën afro 20 muaj.Shqetësimi për aktivitetin nuklear është shprehur fillimisht nga Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, i cili prej vitit 2006 deri në vitin 2015 ka kaluar shtatë rezoluta për të ndalur Iranin nga prodhimi i uraniumit të pasuruar.Katër prej rezolutave propozonin sanksione, në rast se aktiviteti do të vijonte.Uraniumi mund të përdoret mjaft mirë për qëllime energjitike, por ndërkombëtarët druheshin se vendi po mendonte që të krijonte bomba bërthamore./Oranews.tv/