Kanabisi i kultivuar në një serë e teknologjisë së lartë, pranga shqiptarit
Një shqiptar e një italian janë arrestuar në flangrancë nga policia italiane me akuzën e prodhimit e trafikimit të lëndëve narkotike.Policia italiane e provincës së San Benedetto del Tronto ka zbuluar në komunën e Monsampolos 270 rrënjë kanabis me gjatësi 1 metër, të kultivuara në një serë të teknologjië së lartë e ndërtuar posacërisht për rritjen e bimës narkotike kanabis sativa.Nën pranga kanë përfunduar kultivuesit e saj, shqiptari E.M 28 vjec e italiani G.F 50 vjec, të dy rezidentë në San Benedeto del Tronto, në rajonin Marke. Sera e bimëve narkotike ishte e marrë me qera e gjëndej e fshehur në kodrat e komunës së Monsampolos.Deri në pritje të procesit gjyqësor ndaj nënshtetasit shqiptar E.M e italianit G.F do të ekzekutohet urdhëri i arrestit shtëpiak./Oranews.tv/