Bullgari, Nishani: Të bëjmë më shumë për një ambient miqësor biznesi

Gjatë vizitës zyrtare në Sofje, Presidenti i Republikës Bujar Nishani mori pjesë në Forumin e përbashkët të Biznesit Bullgari-Shqipëri. Kreu i shtetit shqiptar kërkoi rritjen e bashkëpunimit në mënyrë që t’i jepet më shumë mundësi bizneseve të të dyjave vendeve.Bujar Nishani: “Qeveritë e të dy vendeve, por edhe të gjitha institucionet përkatëse, duhet të bëjmë më shumë për të krijuar një ambient miqësor biznesi e t’ju japim ju dhe të gjithë përfaqësuesve të biznesit së të dy vendeve, por jo vetëm, garancitë dhe lehtësirat e nevojshme, si dhe të mbështesim aktivitetet tuaja përbashkëta.”Nishani theksoi se sektorët ku mund të bashkëpunohet janë të shumtë, por sipas tij duhet të rritet shërbimi i informacionit mbi resurset dhe potencialet ekonomike.Bujar Nishani: “Shkëmbimi i informacionit mbi resurset dhe potencialet ekonomike të të dy vendeve, si dhe mundësitë për vendosje kontakti mes bizneseve, duhet të marrë një vëmendje më të madhe si nga institucionet shtetërore ashtu edhe nga vetë Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”Kreu i Shtetit, Bujar Nishani ka vlerësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, duke theksuar se dy vendet luajnë një rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin në Europën Juglindore.