Ambasada SHBA, qytetarëve të saj: Kujdes nëse merrni pjesë në ndeshjen me Serbinë
Një ditë përpara ndeshjes me Serbinë, Ambasada Amerikane në Tiranë ka përcjellë një mesazh për të gjithë qytetarët e saj që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Ambasada i bën thirrje qytetarëve amerikanë që të kenë kujdes nëse marrin pjesë në ndeshjen me Serbinë. Ambasada thekson se autoritetet shqiptare kanë marrë masa sigurie."Ambasada e SHBA në Tiranë informon qytetarët amerikanë që të enjten në mbrëmje, 8 tetor, skuadra kombëtare e futbollit shqiptare do të presë Serbinë në Elbasan në një ndeshje të për kualifikueset e Eruo 2016.Priten turma njerëzish në Sheshin “Nënë Tereza”. Trafiku do të jetë i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan.Megjithëse autoritetet shqiptare do të marrin masa sigurie parandaluese për të siguruar qetësinë publike, qytetarët amerikanë kujtohen se eventet publike mundet ndonjeherë të shndërrohen në të rrëmujeshme. Nëse zgjidhni të merrni pjesë në ndeshje ose në ndonjë nga shfaqjet publike, ju duhet të jeni të kujdesshem për rrethinat prane jush, të mbani një nivel të lartë vigjilencë dhe të keni një plan për t’u larguar shpejt nga zona, por në një mënyrë të rregullt, nëse lind nevoja. mos planifikoni të mbeshteteni në shërbimet e telefonisë celulare pasi kërkesat mbi sistemin do të tejkalojne pritshmeritë. Si shtesë, policet dhe personeli mjekesor do të kenë aftësi të kufizuara për të lokalizuar dhe për të ofruar asistencë imediate ndaj qytetarëve amerikanë në rast në një emergjence.", thuhet në mesazhin e ambasades.