Çmimet e apartamenteve, ndryshime të lehta në zona bregdetare

Qeveria ka miratuar udhëzimin për çmimet e reja të apartamenteve në Shqipëri për vitin 2015.Kryeqyteti për dy vite me radhë vijon të ketë të njëjtat çmime ndërsa zona e ish-bllokut mbetet më e shtrenjta.Ndryshime konstatohen në çmimine banesave në zonën bregdetare ku ka pasur një ulje të çmimeve me përjashtim të Sarandës dhe Himarës qe qendrone te pandryshuara dhe Divjaka qe ka pesuar rritje.Hyn në fuqi udhëzimi i ri me çmimet e  reja për shitblerjen e apartamenteve në Shqipëri.Kryeqyteti vijon që të ketë  të njëjtat çmime reference  për të dytin vit radhazi ndërkohë që zona e ish-bllokut mbetet më e shtrenjta  me një vlerë prej 190 mijë lekësh për metër katror.Pas zonës së ish-bllokut vjen zona te ministria e Jashtme, Pazari i Ri dhe Bashkia ku çmimi i referencave  shkon në 187 mijë lekë.Të gjithë qytetarët që duan të blejnë një banesë të lirë në kryeqytet zonat janë Fresku dhe Unaza e Re  ku çmimi  shkon nga 60 mijë në 65 mijë për metër katror.I njëjti trend vijon që të mbetet edhe në qarqet e tjera në vend përveç disa zonave bregdetare ku ka pasur një ulje të çmimeve.Vlera e apartamenteve në zonën e Vlorës është ulur me të paktën 2mijë e 250 lekë për metër katror.Rreth kësaj vlere janë ulur çmimet edhe në disa zona të tjera bregdetare si në Shëngjin,Lezhë dhe Shkodër.Ndërsa në Sarandë dhe Himarë  nuk ka pasur asnjë ndryshim të çmimeve.Interesant është fakti se në Divjakë çmimi i apartamenteve ka pësuar rritje të ndjeshme me rreth 4 mijë lekë.ÇMIMET E REFERENCËS NË TIRANËZona e ish-bllokut,Libri Universitar,Garda e Republikës190 mijë lekë për m2Zona  e bashkisë,Pazari i Ri.Ministria e Jashtme187 mijë lekë për m2Qendra e Tiranës,Rruga e Durrësit,Rruga e Kavajës145 mijë lekë për m2Shkolla e bashkuar,Kinostudio70 mijë lekë m2Fresku,Mali I Dajtit60 mijë lekë m2ÇMIMET NË QARQEDurrës68 mijë e 540 lekë  m2Shkodër58 mijë lekë m2Vlorë59 mijë e 400 lekë m2Korçë45 mijë e 816 lekë për m2Fier53 mijë e 30 lekë m2Berat41 mijë lekë m2/Oranews.tv/