Anti-informaliteti, debate të ashpra për forcimin e ndëshkimeve me burg

Ndryshimet në kodin penal,  të cilat synojnë  ashpërsimin e  denimeve  për evazionin fiksal dhe kundrabandëm   sollën debate të forta në Komisonin  Parlmentar të ligjeve. Opozita ka kundërshtuar ndryshimet duke i cilësuar si masa represive që rëndojnë mbi biznesin e vogël, ndërkohë që siç thanë përfaqësues të saj thanë se evazioni fiskal në dogana arrin mbi 200 milionë dollarë.Eduard  Halimi: Filozofia e ndryshimit sot burg për të varfërit dhe frikë të pasurit që ata të paguajnë pastaj ndonjëgjë në dorë. Por, kjo luftë është po kaq selektive.Deputeti demokrat Gent Strazimiri,  ashpërsoi gjuhën e kritikave ndaj qeverisë,Gent Strazimiri: Qimja e berberit është problemi, jo trafiku i drogës, jo makina e shitur, jo ministri debil që del dhe akuzon vetëveten dhe si hyn gjemb në këmbë.Kundërshti ndaj projektligjit kishte dhe ne rradhet e mazhorancës.Nard Ndoka: Shkojmë me disa nisma  të pastudiuara, thjesht duke krijuar një klimë terrori në mënyrë artificial.Por avokatinë e nismës së ministrisë  së Finacave e bëri deputeti Socialist  Pandeli Majko.Pandeli Majko: Kontrabanda e kapitenit, pilotit apo ekuipazhit...këta  janë ca horra që vendin e kanë vetëm në burg se po i  vure gjobën shkojnë e paguajnë gjykatësin nën dorë.Ulsi Manja: Berberi pa kasë fiskale vetëm me gërshërë fiton 30 mijë  lekë në ditë neto, tregtari që shet artikuj konsumi dhe nuk i fiton 30 mijë lekë.Gent Strazimiri: I kanë bërë edhe llogarinë sa i bën qimja berberit në ditë,  vullnet më të mbrapsht dhe më idiotesk politikProjektligjin  për ashpërsimin e masavë në kodin pënal ndaj kontrabandës dhe evazionit u prezantua nga ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj./Oranews.tv/