Bankers Petroleum: Rriten shitjet gjatë tremujorit të tretë të vitit
Bankers Petroleum ka publikuar të dhënat e fundit mbi aktivitetin e saj në Shqipëri. Kompania njofton për një rënie të prodhimit me 2 % në tremujorin e dytë të vitit kundrejt të njëjtës periudhë të 2014-ës. Ndërkohë që shitjet rezultojnë 0.4% më të larta se mesatarja e tremujorit të mëparshëm. Kompania Bankers Petroleum ka publikuar të dhënat e fundit mbi aktivitetin e saj në Shjqipëri. Investitori bën të ditur se për tremujorin e dytë të këtij viti, prodhimi mesatar nga fushat e naftës të Patos-Marinzës dhe Kuçovës arriti në 19,598 fuçi naftë në ditë, me rënie prej 2% në krahasim me mesataren e tremujorit të dytë. Por prodhimi në tremujorin e tretë e stabilizua duke përdorur për shpim pusesh dy sonda, dhe si pasojë e reagimit pozitiv të modeleve të Rritjes së Nxjerrjes së Naftës që nisën të zbatoheshin vitin e kaluar. Këto modele vijojnë të zbatohen edhe gjatë këtij viti dhe fokusi është konvertimi i vazhdueshëm i puseve në puse me injektim.Zona e Bubullimës vazhdon të performojë mirë, me katër puse. Kompania ka të instaluara njësitë në këtë vendburim çka mbështetin realizimin e planit për shpimin e dy-tre puseve në tremujorin e katërt si dhe vijëmësinë e planifikimit të programit 2016.Përsa u përket shitjeve, Bankers njofton se gjatë tremujorit të tretë ato u rritën me 0.4% kundrejt tremujorit të mëparshëm. Kompania po vijon edhe programin e Rritjes së Nxjerrjes së naftës. Gjatë tremujorit të tretë, kompania konvertoi 2 puse prodhuese në puse injektuese dhe planifikon të konvertojë edhe 10-15 të tjerë deri në fund të vitit 2015.