Klosi: Orientim për të rinjtë mbi nevojat e tregut të punës

Përfaqësues të binzesit do të ngrejnë një grup pune për të intervistuar punëdhënsit se cilat janë nevojat e tyre për fuqi punëtore. Në bazë të të dhënave që do të merren do të rinovohet listave  kombëtare e profesionve më të kërkuar në treg. Ky rifreskim vjen për shkak të hyrjes së shkencave të reja si teknologjia e informacionit dhe komunikimit. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi e sheh këtë nisëm si orientim që mund t’u jepet të rinjëve për të ndjekur shkollat profesionale sipas kërkesave të tregut.Blendi Klosi: Do të fillojë një punë e detajuar për të pasur profesione specifike në Shqipëri. Po përpiqemi që sëbashku me zyrat e punës, sëbashku me Komitetin e Biznesit, sëbashku me qëndrat e arsimit profesional dhe qendrat e trajnimit profesional ti kemi shumë më të fokusuara nevojat e tregut. Duke njohur profesionet më të kërkuar do të vendoset dhe një referencë për pagën për të shmangur abuzimet e mundëshme të punëdhënësve ndaj të punësuarve.Për të mbështetu financarisht por dhe me burime njerëzore këtë projekt, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë  me Programin i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim kanë nënshkuar një marrëveshje bashkëpunimi.