10 mln $ për Pazarin e Ri, konsumatorët mbështesin projektin, ankohen tregtarët

Këtë pamje pritet të ketë pazari i ri në kryeqytetit pas 1 viti, duke i dhënë fund tregtimit ambulator mes rrugëve të amortizuara dhe smogut.Punimet  kanë nisur këtë të mërkurë  dhe investimi shkon deri në 10 milionë dollarë, financim i fondit amerikan i zhvillimit,  buxhetit te bashkisë dhe fondit rajonal te zhvillimit. Projekti parashikon ndërhyrje totale në fasadë me standarde europiane, kthimin e sheshit “Avni Rustemi” në pedolane, nënkalim për automjetet dhe parking publik.Projekti mendohet t’u vijë në ndihmë  konsumatorëve të rregullt të këtij tregu.Rreth 60 tregtare që paguajnë taksat bashkisë prej 15 viteve ankohen se projekti i ri nuk është eficent për ta.Kryetari i Bordit të Fondit Amerikan të Zhvillimit në Shqipërisë, Michael Granoff, theksoi rëndësinë e investimit në këtë Pazar si një  shtysë për zhvillimin e Tiranës ndërsa u shpreh se pret hapa konkret në këtë projekt duke vendosur dhe afatin prej 6 muajsh.erion veliaj/Oranews.tv/