Mjekët pa Kufij do hetojnë më vete sulmet amerikane në spitalin e Afganistanit

Organizata humanitare Mjekët pa Kufij do të ngarkojë një grup të posaçëm hetimor për bombambardimet amerikane në spitalin e qytetit Kunduz në Afganistan.Mjekët pa Kufij argumentojnë se ky vendim vjen pasi ata nuk kanë besim tek hetimet e brendshme ushtarake për sulmin që pas 22 viktima dhe plagosi qindra të tjerë.“Nuk mund të mbështetemi në hetimet e brendshme ushtarake të SHBA, NATO-s dhe forcave afgane", deklaroi shefja e Mjekëve pa Kufij, Joanne Liu.“Ajo sqaroi se Komisioni Ndërkombëtar i Analizmit të Fakteve është i vetmi organ i hetimit për dhunën dhe shkeljen e ligjeve ndërkombëtare humanitare. Ne u kërkojmë shteteve anëtare të aktivizojnë Komisionin për të zbardhur të vërtetën dhe për të siguruar mbrojtjen e spitaleve humanitare”, shtoi ajo.Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës sërish deklarojnë se sulmi ishte një gabim i ndodhur në përpjekje e sipër për të sulmuar talebanët.Gjenerali John Campbell, komandant amerikan i forcave ndërkombëtare në Afganistan, tha se sulmi ishte kërkuar nga forcat afgane, të cilat ishin në komunikim me trupat amerikane në vendngjarje.Campëll tha se kurrë nuk do të mund të qëllonin një strukturë të mbrojtur spitalore.