Discover Vodafone, mundësi punësimi në kompaninë e telefonisë celulare
Që prej vitit 2010 Vodafone Albania ka prezantuar në Shqipëri ashtu sikurse në vendet e tjera të botës një skemë të vecantë zhvillimi për të rinjtë dhe të sapodiplomuarit nëpërmjet programit Discover Vodafone.Këtë vit numri i aplikuesve në program ka qënë rreth 700 ndërkohë që vetëm 18 prej tyre u përzgjodhën për fazën finaleDrejtoresha e burimeve njerëzore në Vodafone inkurajoi të rinjtë pjesëmarrës që të mos rreshtin së investuari në dijet e tyre."Është hera e 6 që Vodafone Albania ofron këtë program për të rinjtë. Discover Albania cdo vit rekruton të rinj duke u ofruar atyre mundesi për tu bërë pjesë e stafit tone. Jam shume e lumtur per kete mundesi qe iu kemi dhene te rinjve qe kane marre pjese ne kete program, eshte viti im i pare ne Shqiperi dhe eshte kenaqesi te njihem me kulturen dhe idete e te rinjve shqiptare", tha drejtoresha e burimeve njerezore.Ata që do të rezultojnë fitues Vodafone ofron mundësi punësimi të jashtëzakonshme.Vodafone Albania është një prej kompanive shembull për iniciativat dhe programet që synojne nxitjen e zhvillimit dhe punësimit të të rinjve.