Një shtetas kosovar luftoi me grupin "Al Nusra" në Siri
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pran Gjykatës Themelore në Pejë, ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit S.M. për vepër penale, Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 par.2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Sipas aktakuzës, i pandehuri S.M. gjatë periudhës kohore korrik 2013 deri janar 2014, me qëllim që t’i bashkëngjitet grupit terrorist “Al Nusra”, e cila operon në konfliktin e armatosur në Siri, ka udhëtuar në Turqi përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në linjën Prishtinë - Stamboll, ku prej Stambollit ka vazhduar me autobus për në qytetin Hataj, dhe nga ky qytet ka shkuar me taksi drejt kufirit Sirian, duke kaluar në mënyrë ilegale kufirin.Aty vendoset në një qendër stërvitore, në rrethinën e qytetit të Alepos, ku kryen ushtrimet fizike dhe ato me armë, të cilat kanë zgjatur rreth një muaj.Më pas është mobilizuar në grupin terrorist“Al Nusra” dhe gjatë luftimeve është plagosur dhe pas shërimit të përkohshëm është kthyer në Kosovë."Me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale: Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste, nga neni 143 par.2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës" informon prokuroria speciale e Kosovës.Për veprën penale me të cilën i pandehuri ngarkohet sipas aktakuzës, prokurori i rastit, nga radhët e prokurorëve vendës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga gjykata që pas shqyrtimit gjyqësor të pandehurin ta shpallë fajtorë dhe ta dënojë sipas ligjit.Rrjeti Al-Nusra njihet ndërkombëtarisht si organizatë terroriste, e ndërlidhur me Al-Qaedan./Oranews.tv/