Incidenti me autobusin e lojtarëve serbë, policia: Po verifikohet

Policia e Tiranës ka sqaruar incidentitn e pretenduar nga pala serbë se autobusi me të cilin ata po udhëtonin u qëllua me gurë.  Sipas policisë në autobus u vu re një plasaritje në momentin kur mbërritën në hotel.“Policia e Tiranës se  qe nga momenti i zbritjes se lojtareve ne aeroportin e Rinasit deri ne mberritjen e delegacionit ne Hotelin ku jane akomoduar nuk eshte konstatuar asnje problem. Ne momentin e mberritjes perpara hotelit eshte vene re se nga krahu i drejtuesit te autobusit kishte nje plasaritje, e cila dyshohet se mund te jete gjuajtur ne nje distance te larget me gure.Policia po punon per verifikimin e te gjitha rrethanave dhe zbuluar autoresine dhe vendosjen perpara pergjegjesise personin qe ka kryer kete veprim”, thuhet në njoftimin e policisë.Ndërsa në studion e Ora News, zëdhënësi i Policisë së Shtetit Genti Mullai tha se është duke u hetuar rasti, pasi nuk ka pasur sulm me gurë, por mund të jetë goditur vetem me një gur nga një distancë e largët.