Policia kalon në gadishmëri të përforcuar, nis patrullimi nga ajri në Elbasan

Prej orës 08:00 të mëngjesit të 7 tetorit policia ka kaluar në gadishmëri të përforcuar. Janë mbi 2 300 forca policie të angazhuara kryesisht në Tiranë dhe Elbasan, ndërkohë që do të jenë të gjitha mjetet dhe infrastruktura në dispozicion.E gjithë struktura e FNSH, RENEA dhe Njësia Antiterror është angazhuar në gatishmëri të plotë që nga sot, për të parandaluar çdo kërcënim të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, në mbështetje të strukturave të tjera të Policisë së Shtetit, si dhe në gatishmëri për të ndërhyrë kudo që do të evidentohet një cënim real i rendit dhe sigurisë publike." Mësohet se ka nisur patrullimi nga ajri në Elbasan në zonën përreth stadiumit 'Elbasan Arena' dhe në Rr. Tiranë-Elbasan. Patrullimi do të vazhdojë deri në përfundim të ndeshjes dhe me largimin e ekipeve" E gjithë struktura e FNSH, RENEA dhe Njësia Antiterror është angazhuar në gatishmëri të plotë që nga sot, për të parandaluar çdo kërcënim të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, në mbështetje të strukturave të tjera të Policisë së Shtetit, si dhe në gatishmëri për të ndërhyrë kudo që do të evidentohet një cënim real i rendit dhe sigurisë publike." Mesditën e sotme Grupi i Drejtimit për kontrollin dhe menaxhimin e masave që do zbatohen në terren me rastin e ndeshjes së futbollit Shqipëri -Serbi, është rimbledhur për të detajuar çdo masë e çdo informacion hap pas hapi me qëllim garantimin e rendit e sigurisë publike jo vetem në Elbasan e Tiranë por në të gjithe territorin.Policia kërkoi të nënvizonte se masat nuk janë kundër tifozëve"Tifozet nuk jane armiqte e policise por jane partnere te saj per te garantuar rendin e sigurise" thuhet në njoftim të policisë.[caption id="attachment_593930" align="alignnone" width="540"]12092166_10206432855813902_1673990562_n Ne foto: Policia nis patrullimin nga ajri në Elbasan[/caption][caption id="attachment_593931" align="alignnone" width="540"]12077242_10206432854933880_15140055_n Ne foto: Policia nis patrullimin nga ajri në Elbasan[/caption]/Oranews.tv/