Federata Serbe: Patëm incident të vogël, Policia: Autobusi mund të jetë goditur me gur
Autoritetet serbe pretendojnë se autobusi që transportonte lojëtarët e kombëtares së futbollit nga aeroporti "Nënë Tereza" për në hotelin ku u akomoduan në Tiranë, një ditë para ndeshjes në "Elbasan Arena" është qëlluar me gurë.Mediat në Serbi kanë publikuar një video të filmuar nga brenda autobusit, e cila sipas tyre vërteton që autobusi u godit.Pretendimet e palës serbe, morën mënjeherë vemendjen e policisë së Shtetit që është angazhuar për garantimin e sigurisë për ndeshjen. Zëdhënësi Gentian Mullai deklaroi në Ora News se mjeti mund të jetë goditur me gurë nga ndonjë distancë e largët, ndërsa saktësoi se po punohet për sqarimin e plotë të pretendimit."Në momentin e mbërritjes përpara hotelit është vëne re se nga krahu i drejtuesit te autobusit kishte nje plasaritje, e cila dyshohet se mund te jete gjuajtur ne nje distance te larget me gure "Ndërkaq Presidenti i Federatës Serbe të futbollit Tomislav Karadžiç paralajmëroi se ndeshja është në pikëpyetje nës ka incidente të tjera, ndërsa për ngjarjen e pretenduar në Tiranë, ministria e Jashtme Serbe i ka dërguar një notë proteste ambasadës së Shqipërisë në Beograd.[caption id="attachment_594234" align="alignnone" width="636"]
Në foto: Autobusi i kombëtares serbe në Tiranë nën masa të rrepta sigurie[/caption][caption id="attachment_594231" align="alignnone" width="634"]
Në foto: Autobusi i kombëtares serbe në Tiranë nën masa të rrepta sigurie[/caption]
[caption id="attachment_594228" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Autobusi i kombëtares serbe në Tiranë nën masa të rrepta sigurie[/caption][caption id="attachment_594229" align="alignnone" width="634"]
Në foto: Goditja me gurë e xhamit të autobusit të kombëtares serbe[/caption][caption id="attachment_594316" align="alignnone" width="634"]
Në foto: Goditja me gurë e xhamit të autobusit të kombëtares serbe[/caption]Policia: Po verifikohet -Policia thotë se po punon për verifikimin e të gjitha rrethanave dhe të zbulojë autorësinë dhe vendosjen përpara përgjegjësisë personin që ka kryer këtë veprim."Në momentin e mbërritjes përpara hotelit është vëne re se nga krahu i drejtuesit te autobusit kishte nje plasaritje, e cila dyshohet se mund te jete gjuajtur ne nje distance te larget me gure "Portali online i gazetës serbe “Blic” ka publikuar një video ku duket momentin e goditjes me gur të autobusit të kombëtares serbe. Në sfond dëgjohen fërshëllimat e tifozëve shqiptarë dhe më pas goditja e gurit në xham që e ka plasaritur atëKombëtarja e Serbisë dhe delegacioni i të gjithë skuadrës mbërriti rreth orës 18:00 në aeroportin e Rinasit nën masa të rrepta. Pas akomodimit në hotel, i gjithë delegacioni i kombëtares serbe iu drejtua hotel Rogner, ku mbajti një konferencë për shtyp.Karaçiç dënon incidentin në Tiranë-Presidenti i Federatës Serbe, Timoslav Karaçiç ka dënuar incidentin e ndodhur në Tiranë, duke deklaruar për RTS se nëse incidentet vazhdojnë ndeshja do të vihet në pikëpyetje.Federata serbe: Incident i vogel, nderhyne autoritetet shqiptare - Përfaqësuesi i Federatës Serbe të Futbollit deklaroi se rrugës për në Tiranë u sulmuan me gurë. Tekniku Serb tha se do të mendojnë vetëm për lojën. Ndërsa kapiten i kombëtares serbe u shpreh se duhet ta fitojnë këtë ndeshje.Ora 20:00 Konferenca per shtyp e kombetares se SerbisëPërfaqësuesi i Federates Serbe të Futbollit tha se rrugës për në Tiranë ndodhi një incident, pasi autobusi i tyre u qëllua me gurë."Dua të tregoj për një incident të vogël, diku në mes të rrugës ndodhi një incident i vogël, duke qëlluar me gurë autobusin, por nuk pati ndonjë problem. Më pas reaguan autoritetet shqiptare dhe gjithcka është në rregull", tha përfaqësuesi i Federates Serbe të Futbollit.Kapiteni, Branislav Ivanovic: Kjo ndeshje i kalon suazat e sportit, por ne duam ta fitojmë këtë ndeshje.Trajneri i Serbisë, Çurçiç: Shqipëria eshte skuader e fortë, por do mundohemi të mos mendojmë për asgjë tjetër në fushë, por vetëm për lojënOra 18:40 Kombëtarja serbe mbërrin në hotel SheratonRreth orës 18:40 kombëtarja serb dhe delegacioni që e shoqëron mbërriti në hotel Sheraton. Pas akomodimit në hotel, pritet që të mbahet konferenca për shtyp. Ndërsa nesër do të drejtohen në "Elbasan Arena"Ora 17:50 Skuadra serbe mbërrin në RinasAvioni i kombëtares serbe zbriti në orën 17:50 të pasdites të së mërkurës në Rinas, ndërsa të gjitha segmentet ku kaloi autobusi i futbollistëve deri në akomodimin në hotel ishin të bllokuara.Pas akomodimit në hotel, pritet që kombëtarja serb të japë edhe një konferencë për mediat.Disa rrugë dytësore si dhe segmenti i bulevardit dhe qëndra e kryeqytetit ku kaloi autobusi u bllokua nga ora 17.00 deri ne orën 20.00 pasi do të kontrollohen më parë për të shmangur çdo incident të mundshëm.[caption id="attachment_594120" align="alignnone" width="636"]
Kombëtarja serbe mbërrin nën masa të rrepta sigurie[/caption][caption id="attachment_594121" align="alignnone" width="639"]
Kombëtarja serbe mbërrin nën masa të rrepta sigurie[/caption][caption id="attachment_594122" align="alignnone" width="635"]
Kombëtarja serbe mbërrin nën masa të rrepta sigurie[/caption][caption id="attachment_594049" align="alignnone" width="641"]
Ne Foto: Avioni i ekipit te Serbise duke u ulur ne Rinas[/caption][caption id="attachment_594054" align="alignnone" width="640"]
Ne Foto: Forcat e policise ne Rinas[/caption][caption id="attachment_594056" align="alignnone" width="640"]
Ne Foto: Avioni i ekipit te Serbise duke u ulur ne Rinas[/caption][caption id="attachment_594055" align="alignnone" width="640"]
Ne Foto: Avioni i ekipit te Serbise ne Rinas[/caption]