Ndërtesat e braktisura janë kthyer në banjo poublike në qendër të Korçës

Ndërtesat e vjetra dhe të braktisura në Korçë janë kthyer në vatra të rrezikshme infeksionesh. Gjysmë të rrënuara, ato shërbejnë edhe si banjo publike, ndërkohë që pranë ndodhen dhe institucione si kopshti nr 10, pranë katedrales.Të paktën 5 ndërtesa të braktisura e gjysmë të rrënuara në qendër të Korçës, janë kthyer në shqetësim për banorët, pasi janë shndërruar në banjo publike.Vetëm 50 m nga katedralja e Korçës, ndonjë një e tillë, që shërben si strehë për endacakë e përdorues droge.Përballë godinës gjysmë të rrënuar ndodhet kopshti nr 10, të cilët detyrohen të mbajnë fëmijët të mbyllur, pasi në oborr era e keqe që vjen nga shtëpia e braktisur është e padurueshme.Godina e shkatërruar përballë kopshtit 10 të qytetit të Korçës, dikur ka qenë një vilë pritëse për ish-funksionarët e lartë.Sot është privatizuar, por për shkak të konflikteve të pronësisë ka mbetur e pashfrytëzueshme.