S'ka më zaptim parkingu, në njësinë nr 5 banorët do pajisen me kartë parkimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj  inspektoi aksionin për lirimin e hapësirave publike në njësinë administrative nr. 5, që tashmë do të ketë lulishte dhe kënde lojërash. Veliaj njoftoi edhe përdrimin e kartës së parkimit për të gjithë banorët e kësaj zone, që deri më tani ishin të detyruar të mbronin vendin e parkimit me mjete rrethanore.Njësia bashkiake 5, ku nisi aksioni për lirimin e hapësirave publike, tashmë po i nënshtrohet rikualifkimit urban. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndoqi nga afër punimet, nga ku apeloi edhe për bashkëpunimin e qytetarëve“U kërkoj të gjithë qytetarëve të bashkëpunojnë teksa ne bëjmë punimet, sigurohemi se kultura kur diçka që prishej lihej siç ishte, e prishur, për t’u bërë akoma më keq, tashmë ka mbaruar. Këto punime nuk bëhen me bamirësi, por me taksat e qytetarëve dhe për sa kohë që bëhen me paratë e tyre, qytetarët duhet të jenë të parët që t’i ruajnë”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.Veliaj, njoftoi se për herë të parë, në kryeqytet do të aplikohet karta e parkimit, që do ti japë zgjidhje zaptimit të vendeve të parkimit me mjete rrethanore. Qytetarët do të pajisen me kartën e rezidentit dhe vetëm banorët e kësaj lagjeje do të kenë parkimin e tyre të garantuar. Kjo është një ide që funksionon në të gjitha vendet e tjera. Është një mënyrë për t’u ndarë nga kultura ku e gjithë lagja “blindohej” me mjete rrethanore dhe për të sjellë një kulturë të re, ku njësia administrative emeton kartën e rezidentit dhe secilit banor i garantohet vendi i parkimit”, përfundoi Veliaj.Në të gjitha hapësirat e liruara, bashkia planifikon ndërtimin e mjedisve të reja çlodhëse, lulishte e kënde lojërash. unnamed/Oranews.tv/