Ligji i barnave, Qeveria kundërpërgjigjet: PD e kapur prej fyti nga lobet farmaceutike

Ashtu siç kishin paralajmëruar, dekomokratët vijuan të godasin ligjin e ri të barnave.Deputeti, Roland Keta, tha sot nga selia blu se ndryshimet në ligj i hapin rrugë ilaçeve të skaduara në tregun shqiptar ndërsa akuzoi se me këto ndryshime tentohet sanksionimi me ligj i biznesit kriminal me barnat.Roland Keta: “Qeveria, Edi Rama dhe Ilir Beqa, po kërkojnë të heqin pikërisht atë nen të ligjit që shërben si garanci për ilaçet që hyjnë në vendin tonë.Duke i hapur rrugët e importit për skarcitete, vetëm e vetëm që biznesi i miqve dhe klientelës Rama-Beqa të lulëzojë, pa marrë në konsideratë shëndetin e qytetarëve.Ligji aktual nuk lejon futjen e një medikamenti që nuk ka qarkulluar të paktën dy vjet në vendet e Bashkimit Europian”.Por për mazhorancën akuzat e selisë blu nuk qëndrojnë.Madje sipas zëvendës/ministres së Shëndetësisë, Milva Ikonomi, me këto qëndrime PD po mbron interesat klienteliste të farmaceutikës.Milva Ikonomi: “Është tashmë e qartë se lobet e farmaceutikës që kanë zënë për fyti mazhorancën e djeshme dhe opozitën e sotme janë aktivizuar sërisht dhe aspak rastësisht, duke përbaltur arritjet e qeverisë në sektorin e barnave dhe shërbimit farmaceutik. Dispozita e përcaktuar propozon se në Shqipëri lejohen të qarkullojnë barna me origjinë nga vendet e Ballkanit me kushtin që të jenë të regjistruara dhe të qarkullojnë në vendin e origjinës”.Debati nisi pasi qeveria vendosi të ndryshojë ligjin e barnave, i cili parashikon se barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit mund të tregtohen në Shqipëri pa qenë e nevojshme që të qarkullojnë të paktën në një vend të BE, ashtu siç ishte parashikuar në ligjin e vitit 2014.Ligji i ri i barnave, PD: Sanksionohet biznesi kriminal me ilaçet"Sot, këtë çmenduri, këtë kaos, mungesë kontrolli e sigurie për medikamentet, Ilir Beqa kërkon ta sanksionojë me ligj. Qeveria, Edi Rama dhe Ilir Beqa, po kërkojnë të heqin pikërisht atë nen të ligjit që shërben si garanci për ilaçet që hyjnë në vendin tonë.Duke i hapur rrugët e importit për skarcitete, vetëm e vetëm që biznesi i miqve dhe klientelës Rama-Beqa të lulëzojë, pa marrë në konsideratë shëndetin e qytetarëve.Ligji aktual nuk lejon futjen e një medikamenti që nuk ka qarkulluar të paktën dy vjet në vendet e Bashkimit Europian.Kjo garanci për pacientët shqiptarë, është pengesë për biznesin e Ramës dhe Beqës, ndaj ata po kërkojnë ta heqin, duke vënë në rrezik shëndetin, sigurinë e barit, cilësinë e tij.Partia Demokratike e dënon fuqimisht këtë përpjekje kriminale të Ramës dhe Beqës, dhe fton qytetarët të reagojnë të mbrojnë shëndetin e tyre. Të mos lejojnë këmbimin e shëndetit me biznesin e ilaçeve të Ramës dhe Beqës.Deri më sot, Ilir Beqa dhe Edi Rama kanë nxjerrë nga arka e shtetit 35 miliardë lekë gjoja për shëndetësinë falas. Ku kanë shkuar këto para? Shëndetësia është në ditën më të keqe. Në spitale mungojnë gjërat më bazike. Paratë janë në xhepat e qeveritarëve dhe miqve të tyre. Dhe qytetarët paguajnë vetë çdo gjë e shumë shtrenjtë.Prokuroria duhet të hetojë këtë sipërmarrje kriminale në kurriz të qytetarëve dhe shëndetit publik.keta/Oranews.tv/