Sektori i hekurit, bie në kolaps industria, sot vetëm 20 mijë punonjës
Sektori i hekurit në Britaninë e Madhe po zhytet gjithnjë e më shumë në krizë, me fabrikën më të madhe të përpunimit të hekurit në Londër, redCar, që ka pushuar nga puna 1700 punonjës.Vendimi për të likuiduar kompaninë në pronësi tajlandeze, e konfirmuar tashmë edhe nga sindikatat dhe burime të afërta pranë tyre, duket se ka vënë në rrezik edhe 300 punonjësit e mbetur në të, nga 2000 që ishin gjithsej.Ky sektor është goditur rëndë muajt e fundit për shkak të cmimeve të lira të importeve, kryesisht nga lideri i prodhimit të hekurit në botë, Kina si dhe rënies së çmimit të hekurit, që pritet të bjerë edhe më shumë në vijim.Punonjësit e kësaj fabrike, u shokuan pas lajmërimit të pushimit nga puna.“Nuk e prêt të të ndodhë dicka e tillë, deri kur ta thonë. Nuk e di, ma thanë brenda minutit, është e cuditshme” thotë një punonjës i fabrikës, Eugene Purvis.“Këta janë të sëmurë, janë krejtësisht të sëmurë, kjo nuk duhej të ndodhte” thotë një tjetër punëtor.Departamenti për inovacionin e biznesit në Britani konfirmoi se kjo kompani ka thyer rregullat e punësimit të Bashkimit Europian dhe se cdo kërkesë për mbështetetje të këtij biznesi, nuk aprovohet.redCar, është kompania më e madhe tajlandeze për përpunimin e hekurit dhe deri më tani, i ka shmangur komentet për ngjarjen.Tashmë, ajo do të kërkojë në gjykatë të drejtën për të rehabilituar biznesin e saj në mënyrë për të ristrukturuar borxhin, që ka arritur në shumën e 1.4 miliardë dollarëve.Industria e përpunimit të hekurit në Britani është tkurrur ndjeshëm vitet e fundit, duke numëruar sot vetëm 20 mijë të puënsuar, nga 200 mijë që kishte në vitin e artë 1970.