Debati me CEZ, ambasadorja çeke: Është çështje e brendshme e politikës

Ambasadorja çeke ka tentuar të rrëzojë aludimet rreth kushtëzimit të statusit kandidat të Shqipërisë, nga shteti që ajo përfaqëson me marrëveshjen mes qeverisë shqitpare dhe CEZ.Bronislava Tomasova tha se vota pro e Çekisë kushtëzohet vetëm nga progresi në reforma.Bronislava Tomasova: “Mendoj se gazetarët i kanë ndjekur çështjet përpara marrjes së statusit të vendit kandidat. Në fakt Komisioni Europian, BB, qeveria Çeke e kanë mbështetur me mirëkuptim marrëveshjen e qeverisë shqiptare me CEZ kur japin kur japim statusin për një vend gjithmonë konsiderojmë sesi kanë ecur reforma  për atë vend.”E pyetur për hetimin ndërkombëtar për çështjen CEZ diplomatja çeke qëndroi larg një përgjigjeje direkte duke e cilësuar çështje të brendshme të Shqipërisë.Bronislava Tomasova:Si diplomate e huaj nuk dua të komentoj këtë çështje që e quaj si çështje të politikës së brendshme. Në fakt zbatimi i ligjit dhe një gjyqësor i pavarur janë shumë të rëndësishme për operimin e kompanive në vend dhe për zhvillimin e suksesshëm të punës së tyre.”Ambasadorja Tomasova ishte në Elbasan për konkretizimin e projektit për fëmijët e dhunuar i bashkëfinancuar nga qeveria çeke.