Vrau me thikë 17-vjeçarin, arrestohet adoleshenti

Policia e Korçës arrestoi autorin e vrasjes së një të riu në fshatin Qatrom mbrëmjen e djeshme (1 tetor).Autori i dyshuar, u kap nga efektivët e Policisë së Korçës, disa ore pasi kishte  ndodhur ngjarja, i fshehur në një lokal, pranë këtij fshati.Në prangat e policisë u vu 15 vjecari A.F pasi, mbrëmjen e djeshme, në Qatrom, pas një konflikti të çastit për motive të dobta, ka goditur me mjete të mprehtë (thikë) në qafë shtetasin R.K, vjeç 17, banues në Qatrom, i cili për shkak të plagës së marrë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Korçës.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë,  për veprime të mëtejshme për veprën penale  “Vrasja me dashje”.[caption id="attachment_590766" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja me thike Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja me thike[/caption]/Oranews.tv/