Plumba në Kolegj, vriten 15 persona, 20 plagosen

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në kolegjin Umpqua në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Pasi rrethoi dhe bllokoi hyrje-daljet e kolegjit, policia e zonës ka arritur të arrestojë vrasësin e dyshuar.Për ngjarjen e rëndë u njoftua edhe FBI, teksa sipas informacioneve vrasësi ka shtënë me breshëri plumash në klasa të ndryshme.Një ditë para se të kryejë aktin e rëndë, ai kishte paralajmëruar në një farë mënyre për vrasjen masive./Oranews.tv/