Emigrantët nga Siria, Bushati: Jemi përgatitur për të përballuar fluksin
Shqipëria po përgatitet të përballojë fluks emigrantësh nëse do të ketë një intinerar të ri të lëvizjes së tyre. Deklarata e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati nga Nju Jorku vjen pas raportimeve në mediat ndërkombëtare se afrimi i dimrit mund të devijojë udhëtimin e klandestinëve përmes Shqipërisë. Bushati komentoi edhe takimin Rama-Tsipras.Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaron nga Nju Jorku se Shqipëria është e përgatitur për të gjithë skenaret nëse itinerari i klandestinëve nga Lindja e Mesme.Ditmir Bushati: Ne jemi një vend me kapacitete të kufizuara, por jemi përgatitur për të gjitha skenaret, në bashkëpunim edhe me organizata ndërkombëtare të specializuara në këtë fushë, sepse siç e thatë ju me të drejtë, mund të ekzistojë një propabilitet, që me afrimin e dimrit, të kemi një ndryshim të kanaleve, apo të rrugëve migratore. Javën e ardhshme ne do të mblidhemi: vendet e BE-së dhe vendet kandidate në nivel minstrash të jashtëm dhe të punëve të brendshme, për të diskutuar në Luksemburg dhe për të patur një përqasje edhe më të qartë ndaj këtij fenomeni, për mënyrën se si do të bashkëpunojnë vendet me njëri tjetrin në këtë drejtimMinistri i Jashtëm ishte pjesë e darkës zyrtare të shtuar nga sekretari amerikan John Kerry. Bushati zbuloi për Zërin e Amerikës se cilat ishin temat e diskutimit në këtë tryezë.Ditmir Bushati: Shohim që ka një eksportim të presionit nga vetë grupet terroriste nga brenda Lindjes së Mesme, për në Mesdhe dhe për në Europë, dhe frika për një infiltrim të mundshëm të elementeve terroriste përmes valëve migratore. Nga njëra anë nevojitet një përgjigje solidare, koherente dhe e fortë përsa i përket valëve migratore dhe nga ana tjetër, do të duhet që të vazhdojë lufta për përballimin e ekstremizmit të dhunshëm, sikundër të intesifikohen edhe programet e karakterit edukativ dhe kulturor që promovojnë një bashkëjetesë më të mirë fetare, në mënyrë më harmonike dhe një ballafaqim dhe dialog ndërmjet civilizimeve të ndryshme Bushati komentoi edhe takimin Rama-TsiprasDitmir Bushati: Duhet të them se ishte një takim i frytshëm.Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë do t'i konsideroja të mira, por jo aty ku ne do të dëshironim që këto marrëdhënie të ishin. Besoj që është edhe një shqetësim i palës greke për të identifikuar rrugët që do të përmirësonin edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona.Minsitri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi se gjatë takimeve të shumta dypalëshe ka patur mundësinë të lobojë për antarësimin e Kosovës në UNESCO, të cilën e kosnideroi një betejë jo të lehtë por që mund të fitohet./Oranews.tv/